• |
ide | kryesore

Video/ Grabitje, rrahje, 60 denoncime e 10 të plagosur: skena surreale në derbin mes Sturm e AK

-Instant, Sport, Video
Sturm



Shorti ka dashur që dy klube nga Grazi të garonin për hyrjen në çerekfinale të Kupës së Austrisë. Sturm shumë më i famshëm dhe Grazer AK modest, që luan në divizionin e dytë u përplasën, por jo vetëm në fushë. Në fakt, ka një rivalitet të madh mes dy skuadrave dhe mbi të gjitha mes dy tifozerive.

Spektakli i futbollit i ofruar në fushë (finalja ishte 2-3 në favor të Sturm) u kundërbalancua nga shfaqja e mjerueshme e ofruar nga dy tifozeritë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Një klimë guerrilje, plaçkitje dhe përleshjesh me një bilanc prej rreth 60 denoncimeve dhe disa të plagosurve.

DERBI I GRAZ U TRANSFORMUA NË GUERRILJE

Përpara nisjes, një grup ultras të Sturm sulmuan një dyqan zyrtar të AK-së. Skena që nuk ishin parë më parë në një vend të qytetëruar, me tifozët që vidhnin bluza, kapele, shalle dhe çdo gjë tjetër që mund të merrnin. Pas plaçkitjes ka nisur sherri, ku tifozët vendas kanë ndërhyrë shumë ashpër për të “mbrojtur fortesën”.

Skena tejet të dhunshme, raportime për arrestime, me 2 policë që përfunduan në spital së bashku me 8 tifozë. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë imazhe brutale të bastisjes dhe përleshjeve që ndodhën në Graz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *