• |
ide | kryesore

Manaj tifoz me Spanjën sot, “armik” i saj të hënën: “Nëse fiton me Italinë kemi shpresa, pastaj t’a mundim”

F1, Sport, Video
Manaj


“Besoj se mund të kishim arritur 3 pikëshin, patëm ato 4 minuta që na bënë dy gola. Goli i dytë mund të ishte edhe faull. Na ngelet pishman që nuk morëm 3 pikëshin, sepse tani presim Spanjën që të kalojmë grupin”. Rei Manaj kalon vëmendjen nga Kroacia (jo pa keqardhje), te Spanja (me optimizëm), duke analizuar me shpejtësi Europianin e Shqipërisë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, sulmuesi që debutoi titullar në Euro 2024 kundër kroatëve, jep edhe preferencën e tij për iberikët në ndeshjen e sotme: “Duhet të shikojmë se si do jetë ndeshja e sotme kundër Italisë. Nëse fiton Spanja besoj se kemi shanse për ta mundur dhe kaluar grupin”.

Manaj, përgjithësisht, bëri një prezentim të mirë ndaj Kroacisë, pavarësisht se nuk shënoi. Lushnjari i Sivasspor luftoi për cdo top, duke e ndihmuar skuadrën të ngjitej lart. Tani, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Inter është gati të përsëritet me Spanjën: “S’ka rëndësi kush e bën golin, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kalojmë grupin. Ekipi është shumë i motivuar, ndeshja e fundit është vendimtare. Lojtarët do jenë të përqendruar 100%. Emocionet janë të mëdha sepse është Kampionat Europian, gjithë Shqipëria dhe bota e shikon. Të gjithë lojtarët fitoren me Spanjën duam”.

Lexo më tej: Video/ Edhe me Kroacinë, në çdo gol të pësuar është… Hysaj: e ndihmoi me tifozët vetëm rezultati

Premtimi i Manaj për tifozët është një lojë edhe më bindëse se me Kroacinë, pavarësisht se iberikët në letër janë skuadra më e vështirë për tu përballuar nga kundërshtarët e Grupit B: “Normalisht duhet të futemi me Spanjën edhe më fort se me Kroacinë. Duhet të jemi të përqendruar sepse është ndër ekipet më të mira në botë. Duhet të japim maksimumin nga minuta e parë deri në fund”, e mbylli Manaj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *