• |
ide | kryesore

Video/ “Vriti, vriti serbët”: Serbia kërcënon braktisjen e EURO 2024, për koret e shqiptarëve e kroatëve

Sport
Serbia


Serbia kërcënon se do të largohet nga kampionati Europian. Arsyeja ka të bëjë me atë që ndodhi në tribunat e stadiumit të Hamburgut, në Kroaci-Shqipëri, ndeshjen e dytë të Grupit B. Disa tifozë të dy kombëtareve kanë brohoritur kundër popullatës serbe. “Vriti, vriti serbët”, jehoi mesazhi dje në stadiumin e Hamburgut. Një sjellje e cilësuar skandaloze dhe e papranueshme nga presidenti federal Jovan Surbatovic, i cili iu drejtua UEFA-s dhe kërkoi masa zyrtare. Përndryshe, Serbia, e impenjuar në fushë sot kundër Sllovakisë, është e gatshme të braktisë EURO 2024.

Lexo më tej: VIDEO/ Mirlind Daku shau maqedonasit, reagon federata

KORI I SHQIPTARËVE E KROATËVE KUNDËR SERBËVE

Ngjarjet kanë ndodhur pasditen e djeshme në ndeshjen e cila përfundoi në barazim (2-2), mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Siç raporton La Repubblica, edhe para fillimit të ndeshjes, disa tifozë të dy skuadrave filluan të thërrisnin: “Serbi, Serbi ik q*u”. Pastaj situata u rëndua, në një kuptim negativ, gjatë takimit. “Ubi, ubi Srbina”, ose “Vriti, vriti serbët”, refreni i kënduar nën ritmin e daulleve nga kroatët dhe shqiptarët. Konkretisht, siç dëshmohet nga disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, episodi në fjalë ka ndodhur në minutën e 59′.

SURBATOVIC: “KËRKOJMË SANKSIONE NGA UEFA”

Tani Federata Serbe e Futbollit do të paraqesë një kërkesë në UEFA për të vendosur sanksione ndaj Kroacisë dhe Shqipërisë. Përndryshe, kombëtarja e Milinkovic-Savic dhe Vlahovic, madje, ka bërë të ditur se janë të gatshëm të tërhiqen nga kampionati evropian, siç pranoi presidenti federal Surbatovic: “Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do të kërkojmë sanksione nga UEFA, edhe me çmimin e mos vazhdimit të garës. Nuk duam të marrim pjesë në të gjithë këtë dhe nëse UEFA nuk dënon sjellje të tilla, ne do të mendojmë se si të vazhdojmë”.


1 Comment

  1. Federata Shqiptare duhet patjeter ta ndale kete marrezi dhe viktimizim me djallezi te fshehur brenda nga Serbia.

    1- E para, kush e percakton qe ata qe po therrasin jane tifoze shqiptare? Turma e tifozerive ishte e perzier ne shume seksione, keshtu qe ata mund te kene qene edhe kroate ose edhe gjermane.

    2 – Gjuha zyrtare e Shqiperise dhe e FSHF eshte shqipja. Ketu degjohet nje shprehje ne serbisht. Pavaresisht deshires se serbeve, serbishtja nuk eshte nje gjuhe e njohur dhe as e perhapur ne Shqiperi. FSHF te kerkoje qe UEFA te gjeje nje rast cfaredo qe ne secilen tribune te seciles ndeshje ne Shqiperi, nga ato te Kombetares deri ne kategorine e shtate, ku eshte thirrur qofte edhe nje zanore ne serbisht kunder serbeve. Pastaj kujdes, nje analize edhe per koret e tifozerise serbe kunder shqiptareve.

    3 – E treta, e cfare se kercenon Serbia qe do braktise Euro 2024? Serbia gjithsesi edhe po te mos donte, e ka mbathur valixhen per t’u kthyer ne shtepi e skualifikuar.

    4 – Po, Vdekje Serbise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *