• |
ide | kryesore

Putin mesazhe nga Azia: NATO po fokusohet në rajon, kërcënim për të gjithë

Arkiva, Planet
Sulmi terrorist me mbi 130 viktima në Moskë, Putin


Fokusi i ri i NATO-s në Azi-Paqësorin nuk është vetëm një kërcënim sigurie për të gjitha vendet në rajon, por është edhe për Rusinë dhe Moska është e detyruar të përgjigjet, paralajmëroi të enjten presidenti rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi rus po fliste në një konferencë për shtyp pas takimeve me homologun e tij vietnamez To Lam në Hanoi, një ditë pas nënshkrimit të një traktati të partneritetit strategjik me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Phenian.

“Ne shohim se çfarë po ndodh në Azi? Një sistem është duke u bashkuar… NATO tashmë po lëviz atje si në një vendbanim të përhershëm. Kjo, natyrisht, përbën një kërcënim për të gjitha vendet në rajon, përfshirë Rusinë. Ne jemi të detyruar t’i përgjigjemi kësaj dhe do ta bëjmë këtë”, u shpreh ai.

Në Vietnam, Putin njoftoi se Moska dhe Hanoi “treguan një interes të ndërsjellë për ndërtimin e një arkitekture të besueshme dhe adekuate të sigurisë rajonale të bazuar në parimet e mospërdorimit të forcës dhe një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, në të cilën nuk do të ketë vend për ushtri selektive.


1 Comment

  1. FILOZOFIN E INTERESIT TASHME PO E PERMBYS FILOZOFIJA ANGAZHIMIT, SHKAK MUNDESIT SPERMBUSHIN QELLIMET NE GRUPE SELEKTIVE thotë:

    GJITHCKA EKUJLIBER ,ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SI UNITET ,JASHT MENYRES SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE SUKSESET FUNKSIONOJNE VETEM DESHTIMET URIME URIME URIME ,PER ZGJELLJEN QE KENI BER JENI VENDOSUR KUNDER VULLNETIT TUAJ KR SDONI VETEN ,KUSH MUND TJU DOJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *