• |
ide | kryesore

Aksidenti pranë Gjirit të Lalzit/ Detajet e policisë: Humb jetën 16-vjeçari, plagoset 20-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas. Si pasojë ka humbur jetën 16-vjeçari Alban Hasrama. Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit fatal. Ndërkohë një 20-vjeçar me iniciale E.K, është duke marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, i riu Alban Hasrama ka qenë paragjer në mjetin që drejtohej nga 20-vjeçari E.K. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


7 Comments

  1. Si ka mundesi qe vdesin shqiptaret e shkrete dhe femijet e tyre.
    Nuk i ndodh gje mortjeve politikaneve me vila ne Hamallaj dhe ne Lalz.

    1. edhe keta pjellat e mortjeve jane se fakiret nuk kane kellqe te shkojne aty. 30 mi rruga, 50 mi dreka, 20 shezlloni, iku 100cja per 1 dite

      1. Po o kallam palla po…ata cunat viktima, thjesht garipa lagjeje me dy cigare hashash dhe me dy birra korca shtrengojne gaz me 180.
        Cunat e politikanve nuk rrijn me golf 4 o kallam kallami

  2. Shoferi i Audit te bardhe qe i paska pre rrugen, tipik drogaxhiu qe pasi ka terheq ca viza i jep me 180 nje rruge qe eshte vetem per motocikleta. Qrb shqipeee

  3. Dhe shkaktari qe del i lire pa asnje vit burg, me 100 mije euro gjyqtar plus prokur plus avokat. U kry..kaq kushton jeta e nje te riu dhe e kujtdo viktime ne kete vend te mallkuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *