• |
ide | kryesore

Olsi Rama refuzon ftesën e Veliajt/ A e fajëson për nxjerrjen e dosjes së “Xibrakës”?

Arkiva, Kryesore, Lajme


Partizani doli kampion gjatë sezonit 2022-2023 ndaj drejtuesit e klubit kanë tërhequr çmimin prej 15 milionë lekësh që jep bashkia e Tiranës me këtë rast.

Çmimi jepet me shumë vonesë. Tashmë ka mbaruar sezoni pasardhës 2023-2024. Klubi i kishte kërkuar paratë shumë kohë më parë nëpërmjet drejtorit, Olsi Rama i cili 6 muaj më parë deklaronte në media “S’kemi marrë as bonusin e premtuar nga Erion Veliaj për fitimin e kampionatit. Presim ta marrim, na është premtuar. E kemi kërkuar, është bërë një proces”.

Kur kaloi vendimin në Këshillin Bashkiak, kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkoi ndjesë për vonesën. Në fjalën e tij përmendi veçanërisht presidentin e klubit, Gaz Demin dhe drejtorin sportiv Olsi Ramën.

“Për të gjithë dashamirësit e Partizanit, mikun tonë Gaz Demin apo edhe Olsin dhe skuadrën. Ju kërkoj ndjesë për këtë vonesë. Por siç thotë shprehja më mirë vonë se kurrë”, u shpreh kryebashkiaku.

Për ta dorëzuar çekun me 15 milion lekë Veliaj kishte organizuar një ceremoni në bashki. Aty ishte presidenti Gaz Demi, deputeti dhe tifozi i Partizanit, Erjon Braçe, ish-lojtari Perlat Musta etj.

Çeku me 15 milionë lekë që përfitoi Partizani nga bashkia për sezonin 2022-2023
Çeku me 15 milionë lekë që përfitoi Partizani nga bashkia për sezonin 2022-2023
Në ceremoni i pranishëm edhe deputeti i PS, Erjon Braçe
Në ceremoni i pranishëm edhe deputeti i PS, Erjon Braçe

Por në ceremoni ra në sy mungesa e Olsi Ramës. Dihet se numri dy i klubit është edhe vëllai i kryeministrit.

Olsi Rama nuk iu përgjigj ftesës së Erjon Veliajt, megjithëse i kishte kërkuar paratë që në janar të këtij viti. Konkretisht, nuk dihet nëse Olsi Rama ka pasur një arsye të fortë për të mos u bërë pjesë e ceremonisë në bashki, por që nga janari emri i tij dhe i Veliajt u përfshi në dy skandale të rënda.

I pari ishte vjedhja që u zbulua në bashki me kompaninë “5D”. Njerëzit më të afërt të Erjon Veliajt përfunduan në burg, pasi kalonin paratë e taksave në xhepat e tyre, nëpërmjet kompanisë që e drejtonin vetë. Bashkëpuntorët më të afërt të Veliajt, Redi Molla dhe Maringlen Qato u arrestuan. Taulant Tusha, që ishte arrestuar për inceneratorin, u ngarkua me një akuzë e re.

Por pak ditë pasi SPAK lëshoi urdhër-arrestet për drejtorët e Veliajt, shpërtheu skandali i dytë. Opozita publikoi të dhëna nga sistemi TIMS, sipas të cilave Olsi Rama kishte përdorur të njëjtën makinë që përdornin grupi i trafikantëve të laboratorit të kokainës së Xibrakës. Olsi Rama mohoi përfshirjen në trafikun e drogës, por pranoi se njihte një nga personat e dosjes.

Lexo edhe: Olsi Rama: Nuk e mohoj që e njoh një nga personat e laboratorit të Xibrakës

Lexo edhe: RAI 3 nxjerr dokumentet: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës

Lexo edhe: Zanafilla gjermane e hetimeve për Xibrakën, dhe ku akuzohet Olsi Rama

Në kohën kur dolën të dhënat për Olsi Ramën, pati zëra që i shikonin të dyja skandalet si dy episode shkak-pasojë e lojës për pushtet në PS. Sipas këtyre zërave, të dhënat e TIMS për Olsi Ramën ranë në duart e opozitës për të baraspeshuar skandalin e drejtorëve të Veliajt, që kishin bërë kërdinë me kompaninë “5D”.

Ky skenar mbeti në nivel thashethemesh, por çfarë besoi Olsi Rama? Vëllai i kryeministrit nuk u prononcua, pasi u përpoq të mbajë një profil të ulët dhe të flasë sa më pak të jetë e mundur për këtë çështje. Gjithsesi refuzimi i ftesës për të takuar Veliajn këtë të shtunë, është një tregues që zërat që i shohin skandalet si pjesë e luftës së brendshme brenda Rilindjes nuk janë pa bazë./Lapsi.al


19 Comments

  1. Nga Mero Baze
    1. ” Debat mbi protestat ” anti-Veliaj” zbulon axhenden falas ”

    2. ” Po te ishte ky focusi dhe mund te gjendeshin se paku disa here me shume se 20 vite qe shkojne cdo te prende te marte, si ata qe ndiqnin diku shkollen e nates”.
    Esiste un codice d’onore, thone Italianet.
    3. Ata qe punojne falas, nuk do te kene humbej.
    Gjithenje italanet thone, non c’è due senza tre.

    1. E tmerrshme çfarë ANALfabetizmi lejohet të postojë këtu! Nuk të lidhet asnje fjalë në fjali or fshatar pa tokë.

      1. Besoj se e ka fjalën për njerëz si ti që nuk dijnë të dallojnë, çfarë quhet e tmerrshme, kur një nga tmerret mund të jesh edhe vetë!

      2. Edhe ti o zemërgur , qytetar s ‘bëhesh kurrë.
        Olsi bën pallë në Gjermani,, Bushati thotë pse nuk shkoi të merte çmimin te Erjoni.

    1. E mora nje lajme nga Amerika se Romano Begeja dhe Nikol Begeja jane ne Kukel, pas nje verifikim rrezulton lamjmi i rreme

  2. GREG KRISTAQ RAMA DHE ANDI BUSHATI E TALLIN KEQ KADRI YMËR KELLIREN thotë:

    KADRI YMËR IK FUTJA KARIN NE BYTH OLSI RAMËS DHE LAL DHJËRIT

  3. Zotit Kryeministri te Shqiperise, a jeni ne dijeni, keni orgonizuar dhe a eshte ne veprim lufte per t’me eliminuar fizikisht mua dhe RomanoBegeja ?

  4. Zotit Kryeministri te Shqiperise, a jeni ne dijeni, keni orgonizuar dhe a eshte ne veprim lufte per t’me eliminuar fizikisht mua dhe RomanoBegeja ?

  5. Kokat e njeri tjetrit hëngshin!

    Amen!

    U bëftë sa m shpejtë!

    Besoj se do të bëhet shifni në foto erion konen sa me inat sheh nga veli kurva e gaz muti!

    1. nga lares sallate ne nje restorant american,ne nje shume te pasur.xibraka,thua te jete shkaku?megjithate,nje cop bajge ka ngelur.

  6. Tashme historia e persekutimit te familjes tone eshte bere botrore. Nga viti 2014 familja ime mbahet penge, dhe per kyt kam denoncuar disa here ne Itali. Nuk kam dyshim se familjaret e mije mbahet pensa nga SHBA. Dhe skam dyshim se ata po dhunohen seksualisht. Histori e tmeshme cila ka kaluar cdo kufi te rraces njerzore.
    Po ju drejtohem autoriteteve Amerikane ne Shqiperi , te lejoje familjaret e mije te udhtojne drejt Malit te zi , pikrisht ne Tuz te shtepia e Dod Ivezaj.

  7. Lidhje spektakolare dhe une e aprovoj kete variant te ngjarjeve. Pra Olsi Rames i ka ngel qefi nga qe Veliaj i ka nxjerr ate muhabetin dhe nuk ka ardhur.

  8. Nuk e kisha besuar, se njerezit merren penge nga shtetet, dhunohen seksalishte dhe eshte kultura e tyre per te prezantuar dhunuesin e rradhes , gjithnje pa harruar buzeqeshjen. Dhe kur te vjen lajmi se djemet jane te gjadhe , ather te bejne me kuptuar se duhesh te paguajsh . Pra demokracia jone e bukur SHBA, Italia dhe Shqiperia pasi te kane kombinuar kyte torrorizem morale, kerkojne ti paguash! Dhe ka mundesi qe fiimimet e kesaje dhune seksuale ti prezantojne perseri ti pagash.
    Nuk mundem te gjeje nje fjale ma polotesuese, vecse degjenerim totali asaj qe quhet demokraci prendimore.
    Se pari skam para , por edhe sikur te kisha miljarda asnje cente nuk te paguaja. Shpresoje t’ mos vriten .

  9. Fakti qendron se ketije terrorimi personal e famijare , poshtrimit i pafundem me te gjtha metodat qe ata disponojne dhe jane te specializuar trogon haptazi nje sistem te korrptuar moralisht , e nje politike qe shete pengje.
    Duhet te jete e kunderta , Pergjegjesia politike per dramat morale , nje jete te poshtruar, dhune pa nderprerje , tregon limitet ne te cilen ka rreshqitur rraca njerzore.

  10. O Zef shko qaja hallin amerikanit se tek Lapsi nuk ke per te nxjerre gje,ose ose shkon tek Ramaxon Qose ne Surrel,bile atje e ke siguramente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *