• |
ide | kryesore

Paga e bonuese të padhëna, Mbappé “mbyt” Psg: kërkon 100 milionë euro të vonuara

Sport
Mbappé


E tashmja quhet Francë dhe Kampionati Evropian, pavarësisht se ai ishte jashtë për të gjithë ndeshjen kundër Holandës, pasi theu hundën në ndeshjen debutuese kundër Austrisë. E ardhmja e afërt pas Gjermanisë e ka emrin Real Madrid. Por lidhja e Kylian Mbappé me të kaluarën ende nuk është shkëputur plotësisht. Fajin e kanë… paratë.

Sipas asaj që raportohet nga L’Equipe, sulmuesi francez në fakt ka njoftuar PSG-në, tashmë ish-klubin e tij, për një kërkesë zyrtare për disa paga dhe bonuse të papaguara në sezonin e fundit dhe që kapin vlerën e njëqind milionë eurove. Mbappé pret që, deri në fund të muajit, të ketë nga PSG pagat mujore për muajt prill dhe maj dhe bonusin e besnikërisë të rënë dakord me rastin e rinovimit të fundit në maj 2021, për çdo sezon të kaluar në Paris.

Lexo më tej: FOTO/ Mbappé: “Keni ndonjë ide për një maskë?”. E rrjetet social çmendin fantazinë

Mbappé është gati për të luftuar ligjërisht kundër PSG-së dhe nuk përjashtohet që të jetë i gatshëm të shkojë në gjykatë për të marrë detyrimet e prapambetura. Nga ana e tij, klubi francez, siç raporton L’Equipe, tashmë ia ka bërë të ditur stafit të lojtarit se nuk ka ndërmend t’i paguajë as një euro më shumë, as për muajin prill e maj e as për këtë muaj të fundit. Mbappé është zyrtarisht nën kontratë me PSG deri më 30 qershor. Vetëm pastaj nis aventura me Real, me të cilin nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me një pagë neto prej 20 milionë plus bonuse dhe një bonus nënshkrimi prej 100 milionë euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *