• |
ide | kryesore

Megafoni e koret fyese i kushtojnë rëndë: UEFA dënon sulmuesin e Shqipërisë Mirlind Daku

F1, Sport, Video
uefa daku


Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u shndërrua në protagonist negativ, teksa pas ndeshjes ndaj Kroacisë përdori ofendime ndaj serbëve dhe maqedonasve.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf. Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet për në fazën e 1/8, sërish Daku nuk do të jetë, por mund të vihet të dispozicion të teknikut Sylvinho, nëse kuqezinjtë shkojnë të paktën deri në çerekfinale.

NDJESA E SULMUESIT

Nuk ka shërbyer për asgjë ndjesa që Daku kishte kërkuar menjëherë pas incidentit: “Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Lexo më tejMendjen tek topi o Daku, mikrofonin ka kush e mban

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku” -thuhej në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi i sulmuesit shqiptare erdhi, pasi më herët UEFA kishte njoftuar zyrtarisht se kishte nisur një hetim ndaj tij për thirrjet raciste kundër maqedonasve në fund të ndeshjes me Kroacinë. Për këto deklarata është ankuar edhe Federata e Futbollit të RMV-së. E tani erdhi vendimi…


1 Comment

  1. Ti more fshatar emocionet perdori per loje, e jo te besh politikanin e karit. Duka robqiri asnje lek nga xhepi vet,ashtu si ti, patriot fshatar mutpalar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *