• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Merrte ryshfet, arrestohet një efektiv policie në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
policie


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Efektivi është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij. Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe efektivi Palushi i kishte kërkuar para që të shmangte hetimet dhe përgjegjësinë penale. Ndërkohë janë sekuestruar shumë monetare prej 50 mijë lekësh të rinj, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje”, – thuhet në njoftimin e AMP-së. ©LAPSI.al


13 Comments

  1. Cfare hipokrizie. per 50 mije leke te reja arrestohet oficeri i policise, kurse per 50 milion euro te reja

    nuk sarrestohet kush qe kane vjedhur fondet e Be per bujqesine dhe tani i duhen kthyer BE.

    1. Cfar turpi, hipokri,i dhe antiprofesionalizem, keto imazhe tw dhunshme te arrestimit. Thua se ndaluan ndonje kriminel te rrezikshem.
      Tao nuk e mbulon dot deshtimin e vertet te rendit dhe sigurise

  2. Gjithe policet marrin rryshfet. Tek e fundit do ushqehen, me ate rroge nuk ju del. Per me teper kur shohin shefat e tyre qe bashkepunojme me kriminele e trafikante

  3. Nderkohe Erion Veliaj tall bythen me qindra miliarda leke qe ka vjedhur e SKAP leshi merret me fakira apo sajim provash per Like floririn!

    1. Të abuzosh me detyrën nuk është gjë pozitive por ka abuzim për ryshfet po ka abuzim për vjedhje e trafiqe droge!! I kanë lënë me rroga qesharake kurse vetë rilindasit ndajnë miliona euro!!

  4. Kapni kriminelet o funderrina ?!Akuzuat Elton Bistrin per shperdorim detyre o monstra,nje kriminel i lindur,pse esgte Nipi i Bashkim Finos,i biri i Partise Socialiste dhe u moret mw kete plehre thua keni kapur ndonje kushedi se çfare ?!
    Keshtu si ky keni 80 % te policise hajdute,plaçkites,gjobevenes e bandite qe shperndojne droge vete !!!!!
    Operacion “i madh” u qifsha ropte e shpise andej matabe vu droga ,vu hashashi e ju beni telef njeriun e botes per 50000 leke ?!Eshte veprimi dhe video propocionale ?Po ata qe kishin 5.2 ml euro ju jane sot ?Ne mes te Laprakes,ne ndohme te Lulzim Braves ?!I shiti ne polici Brava dhe sot i bejne temena Braves,ky popull eshte gomar,po,po gomar fare !
    Gjithe kartelet e droges dhe droga ne porte e me avione private te edi rames ne shqiperi e keto na shesin video me partizane e patronazhiste moterqire !

  5. Agjencia mb polic duhet shkrire se eshte kthyer ne nje institucion qe e ka humbur orientimin dhe legjitimitetin e vet. Mendojne qe me keto video apo rezultate justifikojne vjedhjen gjobat korrupsionin ne rangjet e larte. Eshte qesharake neveritese , kur shikon keto poshtersi qe behen.

  6. Arrestoheni “qenin”. Kush ha kumblla pas kraheve te mbretit kete fat do kete. Ketu spo prek gje me dore mbreti, tao tao, do marrin policat poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *