• |
ide | kryesore

Refuzoi të martohej, zbulohet shkaku pse vajza u rrah nga babai, vëllai dhe i fejuari

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kanë mbetur në burg 3 persona në Vlorë që akuzohen se kanë rrahur një vajzë 29-vjeçare, e cila ishte edhe e sëmurë me epilepsi.

Babai, vëllai dhe i fejuari e kanë rrahur pastaj janë detyruar ta çojnë në spital, ku vajza ka treguar se është dhunuar duke vënë në lëvizje policinë. Shkak i dhunës dyshohet se është refuzimi i vajzës për t’u martuar me Armand Janka, 34 vjeç, njëri nga dhunuesit i lënë në arrest në burg, së bashku me babanë Astrit Bajrami, 60 vjeç dhe Erlind Bajrami, 26 vjeç, i vëllai.

Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj, pasi fejesa ishte bërë pa dëshirën e saj.

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës.

3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.


10 Comments

  1. Kete vend me sa duket e ka mallkuar zoti keq fare.
    Uçmend dynjaja,po berr eshte goca o injorante qe dpni ta martoni me pahir ne 2024 ?!
    Nkrmale qe jeni injorante se nuk shpjegohet ndryshe mbeshtetja ae i jepni regjimit edhe pse u shkerdhen nga brinjet se aty ku duhet e ka bere me kohe

    1. Jo mor jo, cdo vend qe nuk ka drejtesi eshte i mallkuar. Tipa si kto ka dhe ne Europe po nuk ia mban bytha njeriu te te bej gjë se përfundojnë ne burg per një kohe te gjate. Martohen me sapunin pastaj.
      Keto martesat me dhune jane norme ne Shqiperi, perjashto ketu Tiranen.

  2. Njerez te prapambetur! Si ato burra qe bllokojne rruget duke ngrit bythet perpjete nderkohe qe i kane lene grate te shtrojne byrekun. Nje brume jane…

    1. O trap, ne Islam nese marton gocen pa deshiren e saj perfundon ne ferr. E jo me ta rrahesh pastaj.
      Injoranca nuk ka fund…

  3. Tmerrshme!!
    Vajza 29 vjeçe ta martosh me zorr.Ore këta njerëz jetojnë në mesjetë akoma??? Në burg të kalben. 3 burra me një femër!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *