• |
ide | kryesore

Shehaj – ministrave: Fusni dorën ne xhep, do gjeni paratë e shendetësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli sot në Parlament për skandalin me doktorrët tek Onkologjiku.

Sipas Shehajt, në thelb, ilaçet e të sëmurëve ia ka vjedhur qeveria. Shehaj kujton skandalet e qeverisë, si Check Up, apo Sterilizimi, nën hetim nga SPAK.

“Ne thelb, ilacet e te semureve i keni vjedhur ju. I vjedh qeveria juaj. Çdo ditë dëgjojmë se si vidhet, në çdo fushë dhe nivel të administratës dhe qeverisë. Vjedh kryeministri nëpërmjet kompanive Offshore. Vjedh zv.kryeministri që sot është në arrati. vjedhin ministrat, vjedhin deputetët, vjedh kryebashkiaku i Tiranes dhe drejtorat, vjedhin zëvendësministra. 

Te gjithe vjedhin sa munden dhe ku munden. Dhe vjedhin edhe mjekët.

Është e neveritshme kur zbulojmë që mjekët vjedhin ilaçet e të sëmurëve me tumor, por në thelb ato ilaçe nuk i kanë vjedhur vetëm ata. Në thelb ilaçet e te sëmurëve i keni vjedhur ju, ato para janë në xhepat tuaj,

Ju ftoj të fusni dorën në xhep dhe do gjeni paratë e ilaçeve të vjedhur, të pajisjeve mjeksore qe nuk funksionojnë, të pronave që ju keni vjedhur qytetarëve, të tenderave të korruptuar, 100mln euro të Check-up it, 100mln e sterilizimit, etj

Çfarë mendoni se njerezit nuk e dine? Nuk ju shohin? Nuk ju neverisin?” – u shpreh Shehaj.

Lexo më tej: “Paguaj ose vdis” tek Onkologjiku, kriminelët me bluza të bardha në pranga 

Deputeti deklaroi se ç’ka ndodhur tek Onkologjiku, ndodh në çdo institution të administratës dhe qeverisë.

“Cfare ka ndodhur tek Onkologjiku, ndodh ne cdo institution te administrates dhe qeverise. Vjedhin te gjithe. Sepse kane nje qellim. Te pasurohen vete dhe te mbajne pushtetin.” – u shpreh Shehaj.


7 Comments

  1. E drejte 16:27.
    Votuesit e ps jane pasqyra ku shihen politikanet
    Jane me te ndyre
    Te pa afte ,imorale kriminele
    Dhe gjyshërit e tyre pensioniste mjerane qe i ata i tërheqin zvarre ditën e votimit
    Kurse politikanet lypsarë ne fushate lypin veten e fukarait per te ngrene neser me thike e pirun biftekun e nusretit.

  2. Pasqyra e degradimit te Shqiperise= Drejtesi e deformuar + media e japur+politik e inkriminyat +shendetesi ne koma+ arsim ne injorance

  3. Pasqyra e degradimit te Shqiperise= Drejtesi e deformuar + media e kapur+politik e inkriminuar+shendetesi ne koma+ arsim ne injorance

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *