• |
ide | kryesore

Rama në Himarë: Nuk ka oligarkë në Shqipëri!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ndërsa shpërndante çertifikatat e pronësisë në Dhërmi, kryeministri Edi Rama mohoi akuzat e opozitës se qeveria do të marrë pronat në Himarë. Madje për t’iu përgjigjur akuzave se njerëzit pranë tij kanë vjedhur pronat dhe kanë bërë investime në jug, Rama tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

“Kjo është një punë e madhe, nga pikëpamja e volumit. Nuk është se nuk është bërë më përpara se nuk kemi dashur ne, por për ato arsye që thashë. Të gjithë kanë të drejtën për të pasur mendimet e tyre, por faktet janë fakte. Me faktet nuk luftohet, me opinionet po. Kemi vullnetin maksimal për ta mbyllur një herë e mirë këtë histori. Të tjerë e kanë shfrytëzuar këtë ngërç për të helmuar mendje dhe zemra njerëzish duke treguar lloj-lloj përrallash të shëmtuara, shumë të ulëta. Të gjitha që qeveria do të marrë pronat në Himarë’, do të thotë të tregosh një përrallë të shëmtuar dhe ulët. Se nuk ka lidhje me ne. Edhe sikur ta ketë ndërmend qeveria, se bën dot këtë gjë. Ata që kanë zhvilluar sipërmarrje këtu, kanë kontrata me pronarët e vërtetë, jo me qeverinë. Çmimi i tokës këtu në këtë zonë, është rritur ashtu siç nuk ia priste mëndje deri 10 vite më parë. Kjo rritje nuk ka ardhur nga qielli apo malet, ata kanë qenë këtu. Por ja ku jemi këtu sot, se deri më parë, nuk mblidheshim dot te ky shtet që të rrinim në shesh, por do të rrinim në gropa. Para disa vitesh që të vije këtu ishte mund i madh. Sot kam ardhur për 2 orë. Oligarkë në Shqipëri nuk ka. Fjala oligark me sipërmarrës, është diçka ndryshe. Kam hequr dorë nga pronat këtu, se mund të isha dhe unë një nga pasardhësit e bregut.”, tha ai.


9 Comments

  1. PO PER ISHPRONARE NE GJITH SHQIPERIN KUR DO TI SHPERNDANJI DHE NJIHNI PRONSIN NESE DON TE KESH SUKSES SI KRYEMINISTER NE MOS TI NJE TJETER DO TI SHPERNDAJN NJE DIT

  2. O kriminel e biri i kriminelit,leri keto shfaqe te turpshme,nje levyrje ne prag zgjedhjesh per Bashkine Himare,e do mw cdo cmim Himaren monster,ke hallin e paudhesive qe ke bere dhe do te besh me pronat aty !
    Kaq shume te djeg Himara sa qe ka mundesi te konkurosh vete per kryetar Bashkie o i paudhe e bandit.

  3. Ketu edhe kriminelet po kthehen ne oligark . Te kuptohemi , gjithmone duke i dhene “picon” te gjatit tone ose me sakt kryemafiozit .

  4. Mos ja vini re. E ka per te mbrojtur veten.

    Oligarket jane ne politike. Kryeministri eshte njeri prej tyre. Bashkiaksi gjithashtu.

  5. Jo more shoku KAR-O-minister. Per aq sa do jesh ti si nje HU i gjate, i Shtremet dhe monster ne Shqiperi do te kete vetem OLI-KARE. Do ti numerojme qe ti kesh ne mendje:
    – Qeti, shofer saurreli—–
    – Samo-iu-ane, hajdut ke konviktet—-
    – Dula-qi— e di vete ti ca osht

    Do te jene po keta OLI-KARE qe do te te fusin .ARIN ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *