• |
ide | kryesore

Goditet me shigjetë roja i ambasadës izraelite/ Daçiç: Po e trajtojmë si akt terrorιzmi

Lajme, Planet
Qëllohet me shigjetë polici në ambasadën e Izraelit në Beograd, Daçiç Akt terrorist


Plagosja e një roje të ambasadës izraelite në Beograd po trajtohet si akt terrorist. Këtë ka konfirmuar zëvendëskryeministri serb, njëherazi ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç. Teksa vizitoi në spital policin e plagosur, Daçiç u shpreh se çështjen e ka marrë përsipër Prokurori Special.

Në njoftimin e ministrisë së brendshme serbe mbi ngjarjen thuhet se një person i panjohur, qëlloi me hark një efektiv. Ai ishte duke ruajtur misionin diplomatik të shtetit hebre. Efektivi i ambasadës izraelite u plagos në qafë. Policia ka reaguar në vetëmbrojte dhe ka shtënë mbi agresorin me armën e tij të shërbimit. Sulmuesi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë polici u dërgua në spital ku do t’i nënshtrohet një operimi për t`i hequr shigjetën nga qafa.

“Të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme po hetohen”, tha Daçic. Serbia ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, edhe përgjatë kohës që ai vazhdon operacionet ushtarake në Gaza, kundër Hamasit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Tel Avivi e nisi luftën duke u zotuar ta shkatërrojë Hamasin pasi grupi radikal palestinez vrau rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, si dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të vendit hebre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *