• |
ide | kryesore

Pesë të vdekur nga sulmi në Norvegji, hetohet mundësia e një akti terrorist

-Instant, Lajme, Planet



Policia e Norvegjisë tha se i dyshuari për vrasjen e pesë personave në një sulm me hark dhe shigjeta në qytetin Kongsberg është një shtetas danez 37-vjeçar. Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetojë nëse sulmi ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës. Gjatë sulmit u plagosën edhe dy pjesëtarë të policisë dhe një oficer që ishte jashtë detyrës.

Incidenti ndodhi në vende të ndryshme të qytetit që gjendet 68 kilometra në jugperëndim të Oslos. Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit.Ky ishte incidenti më i keq në Norvegji që nga viti 2011, kur ekstremisti i ekstremit të djathtë Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz, shumica prej tyre adoleshentë në një kamp rinor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *