• |
ide | kryesore

Rasti i tretë brenda disa javëve/ Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, plagoset minatori

Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, e si pasojë ka mbetur i plagosur një minator. I aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës. Aksidentet në galeritë private të kromit janë të shpeshta në Bulqizë. Institucionet duket se nuk ushtrojne kontrolle ndaj subjekteve minerare. Në një afat të shkurtër kohor kanë gjetur vdekjen dy minatorë në Bulqizë dhe Martanesh, të qarkut Dibër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *