• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë me 4 të plagosur në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në zonën e Bradasheshit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin dhe si rrjedhojë janë lënduar 4 persona. Dy prej tyre janë femra. Ata janë dërguar menjëherë në kirurgjinë e qytetit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se dy prej tyre kane marrë lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore dhe 2 të tjerët thyerje gjymtyrësh. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa ka rrethuar zonën me perimetër sigurie për të vijuar hetimet e për të zbuluar shkakun e përplasjes së dy automjeteve, që mendohet të jetë parakalim i gabuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *