• |
ide | kryesore

Përplasi këmbësorin me makinë, vihet në pranga 57-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një 57-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ditën e djeshme përplasi me makinë një këmbësor. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gostimë-Mollas”. Policia bënë me dije se 25-vjeçari që mbeti i lënduar ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin 57 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gostimë-Mollas”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar një 25-vjeçar, banues në fshatin Lumas, Cërrik, këmbësor, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *