• |
ide | kryesore

Tërmet në Kroaci, lëkundje pranë kufirit me Bosnje-Hercegovinën

Lajme, Të fundit



Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 në Kroaci përgjatë kufirit, në veri të Bosnje-Hercegovinës. Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *