• |
ide | kryesore

Historike në Francë/ Ekstremi i djathtë triumfon në raundin e parë të zgjedhjeve

Arkiva, Lajme
Francë


Nuk është gabim. Kjo është historike. Fronti Nacional nuk kishte fituar kurrë më parë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. 3 javë më parë ai kryesoi rezultatet në zgjedhjet evropiane. Tashmë, nëse konfirmohet, ky rezultat i nxjerrë nga exit poll-et, e vendos partinë e Le Pen në krye të balotazhit vendimtar të së dielës së ardhshme.

Sipas këtyre rezultateve Fronti Nacional ka marrë 34% të votave popullore, koalicioni i partive të majta vjen i dyti me 28.1% ndërsa centristët e Presidentit Macron zbritën të tretët me 20.3%. Në kampin e Marine Le Pen shpërtheu festa menjëherë pas daljes së rezultateve. Ajo iu drejtua mbështetësve të saj me fjalë të mëdha.

“Demokracia foli dhe francezët e kanë vënë Frontin Nacional dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron. Njerëzit në mënyrë të qartë duan të kthejnë faqe pas 7 vitesh sundimi përbuzës dhe gërryes. Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave” – u shpreh ajo.

Megjithatë kujdes! Historia nuk ka mbaruar ende.

Exit poll

Sistemi zgjedhor francez është paksa i komplikuar për këtë dhe vetëm në 7 korrik do të kuptohet qartë se kush do ta ketë shumicën në Asamblenë Kombëtare me 577 vende. Fronti Nacional mund të ketë fituar disa prej tyre në raundin e parë, por sipas të dhënave paraprake nga 285 deri në 315 zona mund të vendosen në raundin e dytë.

francë

Ndaj Presidenti Macron nuk është dorëzuar ende. Në një reagim të parë për agjencinë e lajmeve AFP ai u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët “republikanë dhe demokratë” në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në këtë situatë e gjithë Europa ka drejtuar sytë tek Franca. Kjo për shkak se për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria mund të bjerë në dorë të një partie të ekstremit të djathtë. Dhe kjo do të thotë shumë për Europën, pasi Franca nuk është as Austria, as Hungaria dhe madje as Italia. BBC shkruan se Franca dhe Gjermania janë konsideruar shpesh si “motori i Europës”. Dhe tashmë të dyja vendet janë lëkundur fort.

Pjesëmarrja llogaritet në rreth 60% sipas ministrisë së brendshme të këtij vendi. Këto zgjedhje parlamentare mund të kenë pjesëmarrjen më të lartë në gati 30 vjet.

Le Pen është përpjekur të detoksifikojë partinë e saj të njohur për racizëm dhe antisemitizëm, një taktikë që ka funksionuar për të tërhequr votuesit e zemëruar me Macron për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe shqetësimeve në rritje për emigracionin.

LEXO EDHE: Macron apo Le Pen/ 5 gjërat që duhet të dini për zgjedhjet në Francë

Në Hénin-Beaumont, një qytet në zonën elektorale të Le Pen në Francën veriore, ku ajo mund të rizgjidhet që në raundin e parë, 67-vjeçari Denis Ledieu thotë për Reuters se njerëzit po vuanin për shkak të deindustrializimit afatgjatë të rajonit. “Nëse Le Pen u premton atyre këto gjëra, atëherë pse jo? Mendoj se ata duan ta provojnë atë” – thotë ai.

Në Garches, një qytet i vogël afër Parisit, një grua bërtet: “Është e turpshme, është e turpshme” ndërsa Bardella mbërriti për të hedhur votën e tij. Në anën tjetër të Parisit, në qytetin Meaux, 51-vjeçarja Mylène Diop tha se kishte votuar për Frontin e Ri Popullor, një zgjedhje për koalicionin e majtë. Ajo tha se ishin “zgjedhjet më të rëndësishme” të jetës së saj.

LEXO EDHE: The Times reportazh nga qyteti i tij / Si perëndoi ylli i presidentit Makron

Nëse Fronti Nacional fiton një shumicë absolute, diplomacia franceze mund të shkojë drejt një periudhe të paprecedentë turbulencash. Macron ka thënë se do të vazhdojë presidencën e tij deri në fund të mandatit të tij në 2027, por Bardella do të përpiqet të marrë të drejtën për të folur në emër të Francës. Franca ka pasur tre periudha “bashkëjetese” kur presidenti dhe qeveria kanë qenë nga kampe të kundërta politike, në historinë e saj të pasluftës, por asnjë me botëkuptime të tilla, rrënjësisht të ndryshme që të konkurrojnë në krye të shtetit.

Bardella thotë se do të sfidonte Macron për çështjet globale. Franca mund të mos jetë më një nga shtyllat e BE-së pasi do të kërkojë një ulje të kontributit të saj në buxhetin e BE-së. Kjo do të sjellë përplasje me Brukselin edhe për postet në Komisionin Evropian. Një fitore e qartë e Frontit Nacional do të sillte gjithashtu pasiguri se ku qëndron Franca në luftën Rusi – Ukrainë.

Le Pen ka një histori të ndjenjave pro-ruse dhe teksa partia e saj thotë se do ta ndihmonte Ukrainën të mbrohej kundër pushtuesve rusë, ajo ka vendosur gjithashtu “vija të kuqe”, të tilla si refuzimi për të ofruar raketa me rreze të gjatë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Europa në ankth për Francën/ A përfundoi koha e Macron?


8 Comments

  1. Na hapët barkun me këtë termin “Ekstremi i djathtë”, por mirë t’i bëhet, ore, ekstremist bëhesh kur të kanë çarë trapin.

  2. Po fitoi e djathta do kete lufte civile. Ska rendesi nese populli vendos ne menyre demokratike. Pushteti i takon vetem te majteve. Kjo eshte demokracia so( ko) muniste. Ketu kup t on lehte pse e majta nuk do popuj,por turma pa integritet,pa identitet,pa rrenje e pa ideale.

  3. JO PA QËLLIM e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla: “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”. A nuk ishim vetë ne që shkatërruam atë ç’ka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?

    Askush nuk analizon po ashtu faktin se, si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanum”. Nuk zbritën thjesht për HUMANIZËM duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, POR për “Para, Plaçkë e Poste” (PPP e Homos demon-craticus)….O berat salihun ce pate fat,qe te dergoje ne varr

  4. sa keq qe ne shqiperui nuk fitoi kreshnik spahiu , ky dordolec “patriot” rrencx i djathte i cili kur ishte nen kryetar i keshillit te larte te drejtesise merrte 30-40 mije euro ryshfet per te ndewrhyre per t’i ulur nje vit burg te denuarve, dhe se bashku me bamir topin si president i ta=ves se baltes merrnin 200-300 mije euro per te emeruar nje gjyqtar ne apel dhe ne gjykaten e larte. jo vetem berisha por edhe ky dordoleci kreshnik spahiu dhe tava e baltes bamir topi kane meriten per degradimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.prandaj hesht dordolec kreshnik spahiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *