• |
ide | kryesore

Inter përfundon mes polemikave, komplimenton Sommer që eliminoi Italinë: shpërthen rrjeti

Sport
Inter


Komplimentet në rrjetet sociale që Inter i bëri portierit të tij Yann Sommer, i cili arriti në çerekfinale të Euro 2024 me Zvicrën, bëri që shumë tifozë të shpërthenin dufin e tyre në internet. Në fakt, ishte Italia ajo që e pagoi çmimin dhe për më shumë blloku i lojtarëve zikaltër që luajnë për kombëtaren italiane.

Skuadra e teknikut Spalletti mbështetej kryesisht te lojtarët e Inter: Bastoni, Darmian, Dimarco, Barella dhe Frattesi. “Po 5 interistët e eliminuar me Italinë, atëherë?”, “Si tifoz i Inter distancohem”, “Çfarë kohëgjetje”, janë disa nga komentet e shumta në postimin e klubit kampion të Italisë, i cili zakonisht uron lojtarët e tij në rast suksesi. Këtë herë duke shkaktuar një stuhi polemikash.

Lexo më tej: Spalletti tërbohet me gazetarin zviceran: “Ne Panda ju Ferrari? Si quheni ju?”

Zvicra mposhti 2-0 Italinë në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të kampionatit Europian, duke e mbyllur ëndërrën e të kaltërve për të mbrojtur kurorën e kampionit kontinental. Helvetët e dominuan takimin dhe zhbllokuan ndeshjen me Freuler në minutën e 37′ dhe mbyllën llogaritë në fillimin e pjesës së dytë me një super gol të Vargas. Një eliminim i ndjerë në Itali e tani Inter vë gishtin mbi plagë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *