• |
ide | kryesore

Përplasje e fortë në Dubrovnik mes Igli Hasanit dhe Miroslav Lajçak

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lajçak


Në një panel të Forumit të Dubrovnikut, ku kanë marrë pjesë diplomatë të rajonit përfshirë edhe Emisarin e BE-së Miroslav Lajçak dhe Ndihmës Sekretarin për Evropë dhe Eurazinë, James O’Brien është shënuar edhe një përplasje e pazakontë.

I pyetur nga moderatori gazetari Michael Martens nëse procesi i anëtarësimit në BE është një proces i bazuar në merita, Kryediplomati shqiptar Igli Hasani ka ka adresuar kritika duke thënë se “forcat centripetale drejt BE-së duhen rritur” dhe se Shqipëria do të vazhdojë t’i përmbushë kriteret e kërkuara dhe “se këtë nuk e bën për shkak të BE-së por për shkak të vetë Shqipërisë”.

“Kam vështirësi të kuptoj se vendi im e ka organizuar vetëm një konferencë ndërqeveritare (Shqipëri-BE), dhe po ashtu edhe tjerët kanë bërë këtë. Kaq”, – ka thënë ai. Kryediplomati Hasani i është referuar konferencës së parë Shqipëri – BE të vitit 2022, per çeljen e negociatave.

Ndaj kësaj ka reaguar Lajçak i cili është Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Emisar për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ndihem i obliguar që të përgjigjem në pyetjen që i bëri ministrit Hasani. Dua të them se ky proces është absolutisht i bazuar në merita. Ka shumë politikë dhe gjeopolitikë në fazën pëtgatitore, vendimi për të dhënë statusin e kandidatit ftesa për hapjen e negociatave për anëtarësim, por pasi të jeni në proces të anëtarësimit ju duhet të pëtmbushni kriteret, s’ka rrugë të shkurtër” – ka thënë Lajçak.

Por, ndaj këtij konstatimi ka reaguar menjëherë kryediplomati shqiptar.

“Nuk thashë asnjëherë rrugë të shkurtra… me gjithë respektin ti je për dialogun Beograd – Prishtinë. Kështu që dua të jem i qartë në një gjë. S’kemi kushte për kushtet që na janë vënë. Le të jem i qartë për këtë” – ka thënë Hasani.

Lajçak i reagoi duke thënë se “nuk jam duke polemizuar me ty Igli”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Hasanit i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë i kërkoi që të merret me dialogun Kosovë – Serbi, madje me ironi duke ia përmendur rezultatet.

“Po, po, por rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke ndonjë rezultat, do të mbështesim, do të mbështesim vazhdueshëm sic kemi bërë…por rri te dialogu”, – tha Hasani.

Sllovaku iu përgjigj duke thënë se “mandati im është më i gjerë se dialogu, cështjet rajonale”.

Hasani vazhdoi: “Po, por ndalu te dialogu”.

Nuk mungoi as përgjigja e Lajçak me çka u mbyll polemika e shkurtër dhe intensive mes dy protagonistëve: “Po ashtu kam një eksperincë personale 25-vjecare që s’mund ta injorojë. Kam qenë pjesë e ketij procesi të vendit tim, Ballkanit Perëndimor dhe guxoj të them se di diçka për këtë”, – tha sllovaku. /Ekonomia Online


11 Comments

  1. Nje show i shpifur, i nje qeverie deshtake pa asnje rezultat pa asnje permbushje kriteresh te perfaqesuar nga Igli , si dhe nje lehtesuesi deshtaj si lajcak pa asnje rezultat per dialogun

    Dy deshtake qe terheqin vemendjen nga thelbi dhe behen qender debati fiktiv diversiv per sukseset e tyre imagjinare

  2. Sllovaku e di per xibraken dhe krejt te palarat e kurvit të gjatë me harem

  3. Ketij ish-komentatorit sportiv, Igli Hasani, thojini qe nuk eshte ne studion e Telesportit. Se dro i eshte mbush mendja qe eshte diplomat ketij. Nuk e di qe Rama ka vetem mediokritetin kriter perzgjedhes per vartesit.

  4. 😂🥹🙈😹🤣gjoja se jam min i jashtem 🥹rri rehat o pall sepse ky gerdalla i Surrelit te heq dhe ato pak qime qe te kan ngel sepse vetem ai mer vesh nga politikat e medha te botes ju ju ka emruar sa per sy e faqe.

  5. Po more Igli,asht e vertete se kemi plotesu kushtet.Por me nji dallim ,kushtet per FASADE, bojna e lule,koncerte falas,futboll, vajza me SILICONE e me SHALE-PARAQITJE dhe PROPAGANDE F A L L S O “o sa mire me qene SHQIP..ARE ehh kuku o hejj,i’a kena kalu’ edhe SHBA-se.
    Vetem kena pa plotesu pak kushte si psh MONIZMI ,VJEDHJA E ZHJEDHJEVE,HAJDUTERIA E QEVERITAREVE,DROGA,MOS-MIREQENIA (e popullit),KRIMINALITETI,SISTEMI SHENDETSOR,DREJTESIA E MALIQIT ose e NASTRADINIT,etj……….!
    Pra per kaq gje nuk na pranojne,eahh…
    Hahahah……..

    1. Keto būçet e patronazhistëve me gjoks e bythë llastiku….
      Po qe se pjellin ndonjëherë….
      Bastardë prej llastiku dhe silikoni do pjellin.
      Skeni parë gjë akoma o vemje votëshitës.

  6. Sa here qe kam komunikim me sllovaket, jane popull me derrasa manget! Jo me kot i bene atentat KM te tyre, Fico. Te themi ate qe eshte, BE eshte nje makine qe po shperbehet, dalja e UK po jep efektet!

  7. Hasani perfaqeson nje qeveri droge dhe krimi por duke u nisur se si cdo lider europian e konsideron te suksesshme qeverine e tij, duke pare se pjese e BE jane shtete me standarte te uleta si Bullgaria, Romania, Slovakia si edhe krejt me politika anti europiane si Hungaria atehere duke u bazaar ne keto fakte BE le jashte me pa te drejte Shqiperine dhe per me teper humbesit jemi ne qytetaret shqiptare dhe jo qeveria. Per me teper Lajcak eshte nje deshtak per ate cka eshte ngarkuar aktualisht dhe ne kete rast jam me ministrin Hasani qe e fton Lajcakun te rrije tek pergjegjesite e tij dhe jobte hapet bythesh aty ku nuk i ka vlere fjala.

  8. Kot per pyetje: e di ti me te vertete nivelin e Rumanise dhe Bullgarise? Te pyes se po hapesh bythesh duke qene se je kokrra e injorantit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *