• |
ide | kryesore

Sot inaugurohet autostrada Thumanë-Kashar/ Berisha flet për diskriminim ekstrem

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me një video-mesazh në facebook në lidhje me inaugurimin e autostradës me pagesë Thumanë – Kashar.

Berisha ka shprehur vlerësimin për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, por ka denoncuar dhe sipas tij diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë.

Reagimi:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot Rilindja e Edi Ramës inaguron pas 11 vitesh në pushtet, 27 kilometrat e para autostradë të nisura dhe përfunduara prej saj. Por une duke shprehur vlerësimin tim për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë. Theksoj këtu se për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën, kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Komit. Por nga ana tjetër kjo taksë, është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova, të cilët së bashku me ata që vijnë nga Mali I Zi, Muriqani dhe Hani I Hotit dhe nga Europa në këto akse, përbëjnë mbi 70% të turistëve që vijnë në Shqipëri. Për vizitorët nga Kosova kjo taksë e rrit në 17 Euro shtësë vizitën apo udhëtimin e tyre turistik në Shqipëri. Shumë kjo që nuk ekziston në asnjë vend tjetëe sado të madh të kontinentit Europian.

Ndaj dhe une ju bëj thirrje banorëve të qarqeve të veriut të ngrihen kundër këtij diskriminimi anti-shqipëtar, anti-kushtetues të Edi Ramës me taksën që ka vendosur ndaj tyre. Kjo sepse sot aktualisht në të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë nga Tirana në Leskovik, në Qafë Botë, në Kakavijë lëvizet në autostrada dhe superstrada pa asnjë taksë. Pra është një diskriminim që ju të dashur banorë të zonave të veriut nuk duhet ta pranoni kurrsesi.

Faleminderit!


11 Comments

  1. o Sale perse nuk ben nje thirrje per tu shpallur te pavarur ato rrethe te Veriut qe zure ne goje e ty te bejne sekretar i pare i ketij shteti te ri.

    1. Nuk ngrihet njeri per ty o koqe e fishkur.
      Ngulite ne mendje.
      Nuk jan me vitet 90. Kur njerzit genjeheshin me pallavrat e tua.
      Vazhdo me revulucionet imagjinare.

      1. Mos u ngrini per Salen o dele te lodhura.Nuk kemi asnje arsye te ngrihemi kunder kesaj qeverie.Te ardhurat pothuajse si ne Gjermani,cmimet te ulta sa me ska,shendetesia ( me e mira ne bote) falas,biles te japin nje dore ta kapesh trenin e pare per ne ate bote me gjithe shpirt,korupsion zero,zyrtaret e shtetit sherbetoret tuaj,ushqime Bio te gjitha c’hame etj..etj..…E pse ta ndrojme kete qeveri? A nuk i shihni te huajt qe jo vetem po vijne me miliona jo vetem si turiste,por duan te jetojne perngahere ne parajsen tokesore Albanistan

  2. Po mire o Sali, turiste n7k duhet te paguajne sipas teje. Provoje te hysh ne slloveni, kroace, hungari etj etj e te mos paguash vinjeten

    1. Kush do te jete perfitusi i ketij konçesioni famekeq ? Nje rruge e ndertuar me parate nga xhepat tane dhe duhet ta vjele privati pa paguar asnje cent ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo . Ky eshte realiteti i hidhur ne shqiperi konçesionet famekeqe po gerryejne xhepat tane c do dite

  3. Po lereni te thot c te doj.
    Sikur se njohim se ca muti eshte.
    Lereni te hahet me rrobat e tij.
    Se askush nuk e begenis me.

  4. Ooo..,patronazhistet ne sulm,hahaha……!!!
    Ore ju BOLET e komenteve te me siperme,a nuk ju duket ju more KOQE,diskriminim te VERIORE eahh..
    More shkerdhata ju nuk na keni dashur asnjehere,kjo dihet tashma,por se jeni edhe ARMIQ TE VERTETE te verioreve,kete po e shperfaqe totalisht RILINDJA e SUPERSHKERDHTES Edvin Droge Vucici.Nga Tirana e poshte ne jug nuk paguan kush asnji kokerr leku,dhe nga Tirane kurva e lart ne veri,NE VERIORET tepaguajme TAKSA RRUGE eahh..
    SHTET SHKERDHATE SHQIPTAR e ju qelbesina te socializmit falls,vone kena me e pa Europen.Dhe vetem prej ju’ koqeve qe vazhdoni per nji cope buke te votoni Edvin serbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *