Tre persona humbën jetën ditën e sotme në Francë, pasi avioni turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë.
Përplasja, e cila ndodhi në orët e pasdites në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi avioni ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë. Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.
“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lionit vdiqën. Viktimat janë dy burra dhe një grua”, tha zyra e prokurorit për AFP. Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet.
Merini kmpetentet e Vlores, per aksidentin ne France!
Are you still looking at getting your website done/ completed? Contact [email protected]