• |
ide | kryesore

Kamëz/ Shkrumbohen nga flakët pesë dyqane, nuk raportohen të lënduar

Lajme, Të fundit


Një zjarr masiv ka shpërthyer në Kamëz në orët e para të ditës së sotme. Pesë dyqane janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Flakët kapluan dyqanet rreth orës 01:45 të 1 korrikut, ndërsa zjarrfikësja ka arritur që t’i shuajë rreth orës 03:00. Sipas raportimeve deri tani nuk ka të lënduar

Nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Disa javë më parë një zjarr po ashtu masiv përfshiu një biznes makinash me qera në Kamëz, ku u dogjën disa automjete.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *