• |
ide | kryesore

Menaxherët e huaj të Ramës në QSUT si anglezët me xhupa të “Crown Agents”

Arkiva, Kryesore, Lajme


Në shfaqjen e sotme me shefat e shërbimeve në QSUT pas skandalit te Onkologjiku, kryeministri Edi Rama tha se, për të rregulluar problemet në qendrën më të madhe spitalore të vendit do të asistohet edhe nga menaxherë të huaj.

Në rastin më të mirë ky propozim i kryeministrit është një lëvizje bosh nga paniku për t’i bërë makjazhin e radhës sistemit të degraduar shëndetësor. Në rastin më të keq është thjesht një lëvizje e përllogaritur për të ndarë para me kompani ndërkombëtare të lidhur në mënyrë klienteliste me qeverinë.

Në këtë mënyrë Edi Rama veproi në vitin 2014 kur erdhi në pushtet. Kontraktoi kompaninë britanike “Crown Agents”, e cila do të na tregonte se kishte korrupsion nëpër dogana, a thua se duhej ndonjë shkencë e madhe për ta ditur qeveria këtë gjë. Misioni anglez i kësaj kompanie iu kushtoi taksapaguesve mbi 8.2 milionë euro edhe pse rritja e të ardhurave të premtuara nëpër dogana prej kësaj asistence nuk u pa gjëkundi.

Pak javë më parë u publikua edhe vendimi i qeverisë për të kontraktuar kompaninë amerikane të konsulencës, Boston Consaltin Group për të luftuar korrupsionin. Për këtë kontratë Edi Rama autorizoi Ulsi Manjën dhe Adea Pinderin të prokurojnë me negocim të drejtpërdrejtë.

Pra, pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama ka nevojë për konsulencë se si të luftojë korrupsionin, ka nevojë për asistencë të huaj se si të përmirësojë sistemin shëndetësor. Sa qesharake aq edhe ulëritëse kjo situatë. S’do shumë mend për të kuptuar se kjo është tallja e radhës e Rilindjes me shqiptarët dhe tentativa tjetër për të zhvatur paratë e buxhetit te kompanitë klienteliste.

Njësoj si anglezët e “Crown Agents” me xhupa që morën miliona euro për dy vjet, tanimë do të shohim edhe “menaxherët e jashtëm” që Edi Rama do t’i sjellë në Shqipëri për të bërë biznes me taksat tona. Ndërkohë koncensionet kriminale me firmën e Ilir Beqajt për oligarkët e oborrit të Ramës, vijojnë të gllabërojnë miliona euro nga buxheti i shtetit. ©LAPSI.al


8 Comments

  1. Mbas nje burti te suksesshem qendron nje grua, po mbas nje burri idiot cfare qendron?

  2. Cfare ti bejme Austro-Hungarise qe na krijoi shtet?!

    Ne nuk jemi shtet, nuk e konceptojme dot kete fjale! Jemi akoma nje shoqeri tribale, qe bazohemi tek prijesi. E vetmja gje qe dime te bejme mire, eshte ti biem dajres, tallava.

    1. ne jemi nje shoqeri e shembur,shume injorante qe kemi nxjerr kete lloj elite qe na udheheq.jemi nje kope deleshqe ka nevoje per nje bari.e kur sheh ende qe ka tifoza te semur qe te vrasin po tu shash ramen salen a liken kupton se ne chumner jemi degedisur.u mesuam me enverin si kult individi e vashdojm ende me keta vemjet moderne.po gjerat skan per te ndryshuar per shume kohe sa injoranca e padija ne shoqeri te vashdoj e te thellohet.

  3. Sa here do te vjedhe ky u ofron shqiptareve nga nje histori te bukur. Te gjithe koncesionet nga “te huaj” jane marre, edhe dializa, edhe sterilizimi, edhe inceneratori madje edhe tenderi te unaza e re. Vetem se parate shkojne ne Surrel, jo ne Holande, Itali apo USA. Keshtu qe mos u habisni kur te merrni vesh qe kjo eshte vetem vjehja e rradhes, e paketuar bukur me leter me ngjyra qe vjen nga jashte

  4. Ju qe i bini me kamzhik vetes, sa te qaheni, beni diçka. Dhe mundesisht jo ta shtoni ate afer 1 miljon te ikur prej ketij lloj prijesi qe kemi. Kerkoni llogari, kuptoni lligarite, sa paguani, sa merrni, dhe kush u vjedh sa.
    Skeni pse ikni. Vota i permbys te gjitha.

    1. Ti i llogarive duket vjen nga hena. Kush le te hapet goja ne ‘demokraci’ te flasi per punet qeveritare or babam. E ke degju ramavicin kur uleret civileve a gazetareve … Kush i le votes liri ktu or babam. Salihu ne simbioze me Ramavicin?

  5. mesa duket lapsi se paska idene e diferences se menaxhuesit dhe inspektorit …….nuk habitem pritshmerite ndaj lapsit jane minimale .

    Lapsi njesoj si piktori idiot eshte ne gjendjen e mohimit te vazhdueshem…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *