• |
ide | kryesore

Spanja dhe arroganca e De La Fuente: “Mund të kishim fituar edhe 9-1”

Sport
De La Fuente


Buzëqesh Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, që menjëherë pas fitores me përmbysje ndaj Gjeorgjisë ekzaltohet në eufori, jo pa një lloj arrogance: “Jemi shumë të lumtur sepse e dimë se sa kushton të jesh këtu. Të gjitha skuadrat kanë vështirësi të shkojnë në këtë fazë, por ishte një rezultati mashtrues sepse ndeshja mund të kishte përfunduar 8 ose 9 me 1. Duhet të vuash kur nuk arrin t’i materializosh këto raste. Shënuam një gol dhe është një motiv për të qenë i kënaqur. Ishte një ndeshje e komplikuar. Leximi ishte shumë pozitiv dhe ëhstë një hap larg sigurisë, besimit…”.

Lexo më tej: Video/ Spanja fshin fantazmat gjeorgjiane dhe fiton 4-1 me përmbysje: në çerekfinale i pret Gjermania

Tekniku i Spanjës De La Fuente u ndal edhe në çerekfinalen e të premtes kundër Gjermanisë: “Jam shumë i lumtur sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë. E dinim rëndësinë e të arriturit këtu. Askush nuk na ka falur asgjë. Kundër Gjermanisë duhet të jemi versioni më i mirë i yni”.

KRYEMISNITRI SANCHEZ: “KJO KOMBËTARE E PANDALSHME”

“Kombëtare e pandalshme! E gjithë Spanja vibroi me ty. Në çerekfinale!”. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e ka shkruar në X, duke komentuar fitoren e La Roja kundër Gjeorgjisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *