• |
ide | kryesore

PD: Trαfikant drοge/ Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe u përgjigjet akuzave

Arkiva, Lajme, Të fundit
malësisë


Kryetari socialist i Bashkisë së Malësisë së Madhe i është përgjigjur një kërkesë që PD ka bërë në prokurori për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij. Në padinë e PD-së thuhet se emri i Tonin Marinajt ka dalë në një hetim të prokurorisë së Firences të 5 qershorit 2015.

“Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale” – citohet në padinë e PD-së.

“Në datën 29 mars 2016, prokurori Giulio Monferini ka depozituar në Gjykatën e Firences kërkesën për gjykim në kuadër të procedimit penal nr. 1615.10 RGNR mod.21 në ngarkim të disa shtetasve, përfshirë shtetasin Tonin Marinaj.

Në përmbajtje të këtij akti janë parashtruar tre episodet e mësipërme, si dhe janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga shtetasi Tonin Marinaj.

Në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë, ka vendosur caktimin e seancës gjyqësore paraprake në dhomë këshillimi në datën 13 tetor 2016” – thuhet në padi.

Në krahun tjetër Marinaj mohon gjithçka.

“Nuk u habita shumë për vazhdimin e valsit të turpit të shpifjeve as ndaj meje, as institucionit që synojnë të ndotin dhe as Malësisë së Madhe që, bashkëmalësorë të mi, po japin prova prej vitesh që nuk e duan. Ose që interesat e tyre, i vendosin para interesit të malësorëve e Malësisë sonë. U habita nga “skenari” i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, “skenar” që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama” – shkruan kryebashkiaku në Facebook duke u shprehur i hapur për t’u hetuar.

“Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t’i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t’i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al


6 Comments

    1. Kjo bën si malësore e ndershme…
      Por përderisa eshtë futur në rreshtin e nenshtruar të haremit të ramut gonorrese olsianës &co….
      Vetëm një lavire nga lagja Iliria mund të quhet kjo toninka.
      Të shesës drogë nuk eshtë turp.
      Turp eshtë po tê kapi policia.
      Dhe më turp eshte kur je trafikant dhe do të behesh politikane deputete apo ministre.
      Dava pjellë shurre kooperativistesh të perdhunuara neper bunkerët e bajzës.

  1. Mos ke folur para kohe o shoku. Po flasim.per anti mafien taline qe s’pjerdh per kryeminstrin e saj. Te shohim se çdo thuash pobte jete e vertete. Ata thjesht po kerkojne te verifikohesh. Po dole i paster turp per ata.

  2. Sa bindës janë në gënjeshtër këto kryetarët e bashkive, por në fund heshtin sikur nuk janë ata që dërdëllisur dhe betuar se janë të pastër. Kjo tregon se ato çdo gjë e kanë bërë me një plan të mirëmenduar, jo si një rrëshqitje të momentit, apo të kalimit të një periudhe të vështirë në jetë e tjerë…. Prandaj ato janë të rrezikshëm për shoqërinë. Nga ato çdo gjë mund të presësh, ato janë gati të bëjnë çdo krim për tia arritur qëllimeve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *