• |
ide | kryesore

Rama nga Malësia e Madhe akuza opozitës: Do ja besoni bashkinë ‘Like Floririt’?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën gjatë një takimi që ka zhvilluar në Malësinë e Madhe gjatë ditës së sotme, ku ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki.

Rama tha se kush voton për koalicionin “Bashkë Fitojmë” e ka dhënë votën per Ilir Metën, pasi sipas tij, është ai që rezulton në fletën e votimit.

Ai i kërkoi qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi sipas tij, ata do i shndërrojnë zyrat në çeta që të vjedhin sa më shumë.

“Unë jam katolik, gruan e kam muslimane, 2 fëmijër nga martesa e parë i kam ortodoks dhe i vogli do e vendosë vetë. Hamonia fetare ka një harmoni fetare dhe duhet ta ruajmë. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me të gjitha vendet e botës. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më e respektuar. Kur ne kemi marrë detyrën, Shqipëria ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë dhe nuk përfaqësohej me dinjitet. Sot ata që ishin dje i kërkojnë shqiptarëve të bashkohen për t’i bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara.

Për ne ka vetëm qytetarë të barabartë kur vjen puna për të bërë detyrën. Shumë thonë se Rama nuk e do veriun, por unë i dedikohëm shumë figurave që veriu ka nxjerrë. Unë një pjesë të gjakut tim e kam nga veriu. Gjyshja ime është nga Shkodra. Më kujtohet kur kam ardhur për herë të parë këtu në Malësi të madhe, ka qenë katastrofë.

Do t’ju japim të gjithë titujt e pronësisë që nga Reçi, e të gjithë atyre komuniteteve që nuk e kanë pranuar 7501-shin, për të gjithë ata që janë dakordësuar. Jnë 95 % e shërbimeve që merren nga telefoni. Edhe pak durim. Tani unë një pyetje kam, për çfarë arsye Malësia e Madhe duhet të ndryshojë drejtim? Për politikë? Se dal në televizor? Po do dal edhe në televizor, le të më pushkatojnë me sustën e telekomandës. Edhe të kalojnë televizorin te zorra qorre që flet sesi do të luftojë Amerikën.

Këta Marubin në Shkodër e kishin future në thasë me lagështirë. Por pse i bëm ne gjithë këto gjëra në Shkodër? Sepse për këto gjëra ne nuk varemi nga bashkitë. Ja shkoni votoni atë që thotë myslimanët kështu e katolikët ashtu, ça do bëni? Do më mundni mua? Do dilni do festoni me kallashnikov? Po pastaj ça do bëni?

Në PD ka shumë njerëz të zotë, por nuk u vjen radha. Nuk i duan. Do çohen njerëzit të votojnë aty për Like Floririn? Si do e bëni këtë punë, me Liken? Do ja besoni Malësinë e Madhe Likes? Nëse nuk na sheh dot me sy ne dhe sheh Like Floririn, atëherë duhet të kesh ndodnjë problem, duhet të shkosh te doktori. Kush i fut ata në një zyrë, i ka dhënë mundësinë që aty në zyrë të bëjnë çetën e vetë, të mbyllin derën dhe të fillojnë të merren merr lekë këtu e merr lekë atje. Ne kemi probleme me korrupsionin, por mos harroni çfarë bënin ata kur hynin nëpër zyra”, u shpreh Rama.



11 Comments

  1. Nuk ka faj ky . Ne jemi fajtore qe nuk e marrim perbythe e ta degdisim atje ku e gjeti Nano me thonj paprere 20 e ca vite te shkuara. 1 km rruge fushore me 24 milione euro e ky thote se ne jemi me te miret. Ptuuu race e keqe!

  2. Pse habitesh ti i besove gjysmn e qeveris mandatin e par te dytin presidencen ne pse mos i besojm bashkit.

  3. Nje ish kryeminister e ish President i PS dhe i zgjedhur me votat e socialisteve, perse te ngeci si hala ne fyt, z. Rama?

    Pergjigja eshte e thjeshte: Nuk e mposhte dot.

  4. Ca merreni me kete bythqir, Ku ka turp ai qe akuzonte te jatin se i ka shkerdhyer gruan dhe ka femi me te. Keto sjane agje

  5. Spiropali dhe Alibeaj mbajnë të njëjtin fjalim në dy kopje.
    “Berisha i do bashkitë për hall personal”, një avaz që edhe opozita fallco e përdor si kobure e ndryshkur kundër Rithemelimit dhe koalicioni të opozitës së vërtetë.

    Ndërkaq, Berisha kërkon provat nga DASH për “dëmtimin e demokracisë dhe korrupsionin” e tij, kurse Rama pret gjyqin e mikut McGonigal.
    Mirëpo ky nuk qenka “hall personal” as për Rilindjen mavi dhe as për Alibeajn…

  6. KA FILLUAR EKSKURSIONET E HEDHJEN E HELMIT TE MASHTRIMIT SI NE VITIN 2013, BAJLOZI MASHTRIMIT. GENJEN MENDJEN DHE NJI PJESE SEKTI QE I VENE PAS SI DELET PAS COBANIT, POR TE TERE NJI POPULLSE GENJEN ME DOT. KJO VJEN NGA DALJA NE DRITETEN E DIELLIT E TERE VEPRIMTARIA ABUZUESE, CFRYTEZUESE E TE ARDHURAVE TE KETIJ PUSHTETI NGA TAKSAT, QE U VIDHEN, VARFERINE E SHTUAR , PA PUNESI, PA INVESTIME,NGRITJE CMIMESH KULMORE, KURSE RROGAT E PENSIONET 0, QEVERI QE EKONOMINE E KA NGA DROGA, E PALLATET, FSHATARET I ASIMILOI PO THUAJ FARE, DHE KY, SILLET SI PRONARI I VENDIT NGA CMENDURIA KARIERISTE. PRA, SI MUND TE DUROHET NJE KM I TILLE BAJAT E ARRUGANT,NENCMUES, IRONIK I PA BESE. LE TE MBAJE BISHTIN E LOPATES SE I DUHET TE BEJE KLIZEM, SE PER PEME SHQIPERIA KA PLOT, POR FABRIKA, UZINA, FERMA, KANTJERE, I SHOHIM NE ENDERR, ATO I JAPIN ZHVILLIM EKONOMISE E VENDIT, JO GRADACELET E ELITES MAFIOZE QE PO MBYT TIRANEN. ANDAJ, KOHA ESHTE E QELIZMIT, KJO QEVERI DUHET PATJETER TE LARGOHET, NESE NUK KA RROTACION DO KETE SHTRENGIM EDHE ME SHUME NDAJ POPULLIT, SEPSE MASHTRUESI PROPOGANDON SE NA E DASHKA POULLI NJI TE CMENDUR, CDUHET TE THEMI PER WMERIN POPULL NE SE E PRANO CMENDURINE NE JETEN E TIJ.

  7. Kurre nuk ka qene Shqiperia me e perçmuar se nen dhunen e vejdhjes sa dhjete vjetet e fundit! Per kete ka fakte o ,rranack… qe para Krishtit Ne dhjet vite asnje ftese zyrtare per vizite ne nje vend te BE se! Ne djete vite asnji vizite qeveritare ne Shqiperi nga vendet e evropes, Ndesa Berishen e ftonin kudo dhe i vinin per vizite shume krere shtetesh deri tek i par i SHBAse, i vetmi ne historine e shqiperise! Kuse ty edhe kur shkon ne forume te ndryshme, as doren nuk te japin, por bejne sikur nuk te shohin edhe pse nuk je i shkurter, o hajdut! Te matesh ti me Berishen eshte si te matet qelbesi me malin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *