• |
ide | kryesore

Atentatì ndaj kryetarit të Bashkisë në Maqedoni, policia jep detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Maqedoni



Policia e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ditës së sotme ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

Sipas policisë, shënjestra ka qenë kryetari, por nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy personat që e shoqëronin.

Eshtref S. dhe Advan. A (djali i shoferit të kryetarit Ibrahimi) i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, i pari në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa i dyti në Klinikën “Nëna Terezë” në Shkup.

“Sot (01.04.2024) në orën 13.25 në SPB Shkup është denoncuar se në hyrje të Haraçinës, një person mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kryetarit të Haraçinës R.I i cili ka qenë së bashku me disa persona. Gjatë kësaj janë lënduar dy persona, të cilët kanë qenë së bashku me kryetarin. Kryetari i komunës nuk është i lënduar, dhe nuk janë të sakta as spekulimet në një pjesë të portaleve se është lënduar një zyrtar policor. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë maqedonase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *