• |
ide | kryesore

I vendosën tritol në banesë, oficeri i krimeve: Nuk kam konflikte, ngjarja lidhet me detyrën

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi


Oficeri i krimeve, Vilson Zhuri, të cilit iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka deklaruar për kolegët e tij se nuk ka konflikte, por dyshon se ngjarja lidhet me detyrën që ushtron.

Prej dy vitesh, Zhuri punon si oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit dhe sipas burimeve policore sulmi me tritol mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në këtë zonë. Efektivi herë pas here ka raportuar lidhur me këto parcela droge.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen “Tepe”. Dy persona ende të paidentifikuar vendosen një sasi tritoli në derën e shtëpisë së policit.

 

 

Nga shpërthimi nga vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet paraprake. Në banesën e efektivit ka kamera sigurie dhe policia i ka sekuestruar duke bërë këqyrjen e tyre.

Nga pamjet e kamerave dallohen dy persona me motorr dhe skafandra në kokë të cilët vendosin tritolin dhe më pas largohen me shpejtësi në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *