• |
ide | kryesore

Beqaj në burg, por jo për milionat e “sterilizimit”

Arkiva, Kryesore, Lajme


Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje të 4 Korrikut, ditë që përkon jo vetëm me festën e pavarësisë së SHBA, por edhe me ditëlindjen e shefit dhe mikut të tij të hershëm, Edi Rama. E gjitha mund të jetë një rastësi, por si ambasada e SHBA, ashtu edhe Rama u përfshinë në një konflikti të heshtur për kokën e Ilir Beqajt. Në njërën anë amerikanët e konsideronin një zyrtar të korruptuar, me të cilën refuzonin të qëndronin në të njëjtën tryezë. Në anën tjetër Rama që e promovonte dhe i jepte zyrë pranë tij në kryeministri.

Pamjet e Beqajt në pranga këtë paradite, kur ai shoqërohet nga dhjetra policë në oborrin e drejtorisë së policisë së Tiranës tregojnë se ambasada arriti të imponohet në SPAK, duke çuar në burg një njeri që Rama e kishte marrë në mbrojtje dhe me të cilin kishte ndarë një rrugëtim të gjatë të jetës së tij.

Vjedhjet e vogla që çuan në burg Ilir Beqajn

Deri në nëntor të vitit 2023, Ilir Beqaj ishte Drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si (SASPAC). Në nëntor të 2023 dha dorëheqjen.

U largua nga ky institucion pasi u njoftua nga SPAK se akuzohej për “shpërdorim detyre” për aferën e sterilizimit dhe pasi iu sekuestrua pasaporta.

Afera e sterilizimit është një nga dosjet e mëdha të korrupsionit, kontrata e së cilës shkon mbi 100 milion euro dhe ajo mban firmën e Ilir Beqajt.

Por prokurorët e SPAK e amnistuan Ilir Beqajn për dosjen e “sterilizimit”. Nuk kërkuan masë arresti me burg, por vetëm detyrim paraqitje. Edhe akuzën ndaj tij e zyrtarizuan me ndërhyrjen e shefit të SPAK Altin Dumanit dhe gjyqtarit Erjon Bani.

U duk se Beqaj do t’i shpëtonte burgut për sterilizimin, pasi në një mënyrë apo tjetër i vuri gjërat në vijë. Çdo të premte në orën 15:00 paraqitej në SPAK, ndërsa Rama e emëroi në nëntor 2021 në krye të agjencisë SASPAC, që merrej me koordinimin e fondeve të huaja në vendin tonë.

Kur panë se Beqaj po i shpëtonte sterilizimit, prokurorë të tjerë nisën hetimet për fondet që Beqaj menaxhonte tek agjencia (SASPAC).

Duhet thënë se detyrën në këtë agjenci Beqaj e mori në Netor 2021 dhe e la në Nëntor të 2023. Detyra i zgjati gati dy vjet. Vesi del me shpirtin. Megjithëse e dinte se ishte nën hetim nga SPAK, nisi zanatin e vjetër.

Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia qw drejtonte Beqaj.
Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia që drejtonte Beqaj.

Personi kyç në këtë aferë tjetër për llogari të Ilir Beqajt është vartësi i tij Ermal Kurtulaj. Sic ka provuar SPAK, Kurtulaj është njohje e vjetër e Ilir Beqajt dhe njeri i besuar i tij, aq sa edhe makina me të cilën udhëton Beqaj figuron në emer të vartësit të tij.

Lexo edhe:  Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Lexo edhe: “Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Lexo edhe: Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të “detyruar” të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Nga përgjimet që i janë bërë Ilir Beqajt dhe vartësve të tij rezulton se paratë e agjencisë, Ilir Beqaj i kalonte në xhepin e tij përmes faturave fiktive ose në restorantin “Gzona” ku disa vite më parë ishte aksioner bashkë me bashkëshorten e tij e ku çonte para për dreka e darka përmes agjencisë që drejtonte.

Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Kur u pyet nga gazetarët për aferën për të cilën u arrestua, Beqaj u përgjigj: “Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. E kam njohje të hershme. Që nga maj 2022 ka punuar jo në SASPAC, por në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC”.

Përgjimet tregonin se si Kurtulaj porosiste fatura fiktive përmes personave të tjerë, për paratë që i kalonte nga buxheti i agjencisë që drejtonte Beqaj. Nga këto përgjime, kuptohet se faturat fiktive porositeshin në shumë të mëdha që shkonin disa qindra mijëra euro.

Në një rast, kur Beqaj duhej të komunikonte për investimin që ishte bërë në restorantin “Gzona”, ai përdor celularin e shoferit Arben Dani. Sipas SPAK, në bisedën më poshtë, Ilir Beqaj kërkon të dijë nga Kurtulaj për paratë e investuara në restorant dhe i kërkon të pyesë administratorin e restorantit Gazmend Prenga, që tregon se ai kishte interesa të drejtpërdrejta dhe ishte një nga pronarët realë të biznesit.

068**** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi llir Beqaj nga ky numer):
А: 68****
B: Ermali!
A: Udhero, alo!
B: C’ështe ky mor burr aneksi 8? (nje person tjeter futet ne bisede: “Nje sekond”)
A: Me ngjon?
B: Nje person tjeter futet ne bsiede: “Po, po”) ..Aneksi 8 nuk eshte ky qe kerkohet vella!
A: Aty aty e kisha te regjistruar me aneksi 8 un kte.
B: Po mir po po te them kerkohet i tabele me investime tani sikur se si ca kerkohet, futja kot dhe ti
A: Une e pash ate dosjen qe kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kerkohet vila, ti e di ca kerkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelen e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm ku eshte ku s’esht te oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po.
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B: Po, nqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se degjova fjalen prandaj mendova, mir ne rregull atehere.
B: Tjetri po ashtu.
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po.
A: Mire atehere okej ne rregull pra.
B: Po sido qofte flasim dhe bashk ne darke.
A: Ne 1?
B: Po.

Në dosjen e SPAK, janë disa bisedat e përgjuara që provojnë se si Kurtulaj bënte para me faturat fiktive për të futur në xhepat e tij dhe të Ilir Beqajt paratë e agjencisë shtetërore.

Arrestimet me urdhër të SPAK

Nga operacioni i sotëm i SPAK u firmosën 7 urdhër-arreste Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla në burg. Gazmend Haxhia dhe Elton Marini arrest shtëpie dhe Bledar Leka dhe Bjona Zijaj detyrim paraqitje.

Për të arrestuarit janë ngritur disa akuza që nga korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Gabimi i Ramës me Beqajn

Kur kryeministri Edi Rama është pyetur për akuzat e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ai ka përsëritur klishetë e atyre që hanë fruta pas shpinës së tij. Meqënëse dardhat dhe mollët i kishin ngrënë të tjerët, Beqajt i la mandarinat.

“Sa herë do ua u shpjegoj këtë gjë “njerëzit më të besuar”, njerëzve iu jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët për të kapur mandarina, ndërkohë që ne shkojmë në luftë, do paguajë. Kaq e thjeshtë është kjo”  tha Rama.

Por me promovimin që i bëri Ilir Beqajt deri në atë kohë, Rama dëshmoi të kundërtën. Ai e mbajti gjithnjë afër dhe nuk u distancua nga miku i tij i hershëm edhe pasi kishin nisur hetimet për sterilizimin në vitin 2020.

Në vitin 2021, Beqaj ishte kandidat i PS në Shkodër. Më pas, Rama i besoi një post që shumëkush do t’ia kishte zili. Në nëntor të vitit 2021, Beqaj u emërua pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të Ministrisë së Brendshme, Romina Kukon. Ai u vendos në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës

Ky ishte edhe gabimi që bëri kryeministri.

Duke qenë se e kishte mik prej vitesh, duhet t’ia kishte njohur vesin e vjetër dhe ta mbante larg institucioneve shtetërore. Dihej se Beqaj ishte nën hetim nga SPAK dhe po ashtu i shënjestruar nga ambasada amerikane si zyrtar i korruptuar.

Për dy vjet që qëndroi në asgjenci, Ilir Beqaj bëri atë që dinte: krijoi konjukturat për të vjedhur me grupin e miqve të tij. Kaq u duhej disa prokurorëve të tjerë të SPAK, që nuk kishin qenë dakort me amnistimin e Beqajt tek sterilizimi. E vunë në përgjim dhe këtë mëngjes e çuan në burg për vesin e vjetër të kleptomanisë./Lapsi.al


39 Comments

  1. Amnistia qe prokuror Kondilli deri diku dhe Dumani tek sterilizmi qe shte nje vjedhje shume here me e madhe tregon qe SPAKU ka probleme brenda saj.

    Sa per faturat fallco tek restoranti GZONA eshte i njejti problem qe kane disa ministra dhe te tjere tek restorante te tjera te shpendare neper Tirane dhe qe Spaku duhet ti kontrolloje.

    1. Lapsi.al
      ide | kryesore

      facebook sharing button
      twitter sharing button
      whatsapp sharing button
      linkedin sharing button
      SPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë
      10 minuta më parë

      Në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Ilir Beqajt sqarohet se është abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, të cilat Beqaj duke qenë pronar de facto i restorantit “Gzona” përpiqej t’i kalonte nëpërmjet faturave fiktive në xhepat e tij.

      Madje në një rast, për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Njoftimi i SPAK sqaron si më poshtë për këto dy fatura:

      “Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”.

      I vetmi shërbimi i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, vazhdon SPAK, e cila është organizuar nga restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh.

      Kuptohet se faturat fiktive në këtë rast kryheshin për të futur në xhep paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin, por edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.

      faturatilir beqajmirela kumbaro
      Nga kategoria

      Dosja/ Si gënjeu Rama për paratë që Beqaj çonte te restoranti i tij

      SPAK: Ilir Beqaj në burg, se nuk deklaroi restorantin dhe makinën

      Beqaj në burg/ Ku gaboi Rama me mikun e tij të vjetër
      SPAK
      Përgjimet që fundosën Ilir Beqajn, SPAK kontrolle në banesa dhe zyra

      Arrestimi i Beqajt/ Braçe: PS duhet të mbajë përgjegjësi, peshorja ka humbur ekuilibrin
      sterilizimit, Beqaj
      Detaje/ Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’
      Më të lexuarat e javës
      Skandali në ceremoninë për Kadarenë/ Rama akuzë ndaj atyre që donin t’i rrëmbenin protagonizmin
      1 DITË MË PARË
      Piu fotokosinë para SPAK pasi u mashtrua nga mikrokreditë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari
      1 DITË MË PARË
      Risku i investimit të parave në një apartament në Tiranë
      2 DITË MË PARË
      U vetëvra para SPAK, i biri i Trashajt: Përmbaruesi më bllokoi dhe mua pagën
      1 DITË MË PARË
      Rexhep Qosja reagon për Ismail Kadarenë: E vërteta e polemikave mes nesh
      3 DITË MË PARË
      Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja
      3 DITË MË PARË
      E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për shkak të “të preferuarve” Fagioli e Di Lorenzo
      2 DITË MË PARË
      Skandali/ BBC bullizon CR7 në transmetim direkt, Terry shpërthen në akuza: “Çfarë turpi”
      2 DITË MË PARË
      2 Comments
      I paemër
      04/07/2024 te 15:07
      Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin..Edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.

      ‐‐—–‐—-
      Ateher te mbaje pergjegjesi dhe prokurori, i cili i ka mbyllur hetimet per sterilizimin, duke mos ngritur asnje akuze..
      Ky si baloz me tw tjerw vetem grabit Cfar behet keshtu mor jahu vetem VIIIIIIIIIIIDH

      1. Ndersa ti i ores 16:35, behu kryetar parlamenti. Mos u trem se ndonje gje do te te “ngjitet” neper duar. Pastaj me vone do te te bejne minister…

    2. Komunistet dhe shpura e tyre jane KANCERI I SHQIPTAREVE , mos u lodhni lot me comment te tjera , ku shkel kemba tyre nuk rritet me bari .

    3. Operacioni shkoi mirë; pacienti vdiq.

      Hapu burg për të gjithë të korruptuarit (e shumtë) e Shqipërisë. Merri dhe ca bythpalarë që paguhen me dhrahmi Greke me vehte.

  2. Puna eshte se sic thoni edhe ju, vesi del me shpirtin. Kjo vlen edhe per vesin e Rames qe te vjedhe me shoket e vjeter, pasardhes se byrose apo shoke te skuadres e te femijerise

  3. Huqi del me shpirtin.
    Te jesh nen hetim nga SPAK dhe te vazhdosh te vjedhesh me fatura, duhet te jesh shume i trashe ose hajdut shume ordiner!
    Ja coi mundin dem Udheheqesit tone te lavdishem!

    1. Jo, te vjedhesh kaq hapur do te thote qe nuk ke frike nga asgje dhe asnjeri, se i ke krahet e ngrohte. Nxirreni vete konkluzionin.

  4. Dmth keto i ka vjedhur gjate kohes qe ishte ne hetim! Ai palla tjeter i gjate eshte pjese e paster e ketij problemi.

    1. Eshte thjesht nje paralajmerim ku i thone atij te gjatit te largohet, pasi sipas akuzes paret e BEs qenkan me te rendesishme se te shqiptareve. Te shohim a do te mhnd te jete kryeminister deri ne zgjedhje. Nuk kerkohet kot qeveri teknike. ‘Non graten’ sipas tyre e kane nenvlereuar.

  5. Ketij lloj robi qe i perfundojne te gjithe bashkepunetoret me te afert ne burg, do te thote qe eshte per vete per burg te perjetshem

  6. Beqaj i arrestuar, ndersa vrasesi dhe hajduti Berisha hedh valle ne apartamentin e tij luksoz!

    Kur do t’i vije rradha edhe eksponeneteve te PD-se te japin llogari per krimet qe kane bere ndaj ketij populli?!

  7. Cdo person mbi 18 vjec ka pergjegjesi individuale perpara ligjit.

    Kush kujton se ka shpatullat e mbrojtura, keqinterpreton qasjen e kryeministrit ndaj pushtetit dhe njerezve me te cilet bashkepunon.

    Cdo njeri tregon integritetin e tij perballe cdo sprove apo tundimi.

    Administrimi i gjese publike eshte nje nder pergjegjesite me te larta.

    Ka me teper fisnikeri tek nje hajdut xhepash se sa tek nje funksionar publik qe abuzon me pasurine e perbashket.

  8. Bravo Kryeministrit Edi Rama qe nuk nderhyn ne punet e drejtesise , jo sic bente maloku Birisha nje here e nje kohe deru ne piken ku etiketoi Kryeprokuroren e vendit si “lavire bulevardi”.

    Per cdo te korruptuar e hajdut qe prangoset nga drejtesia mbeshtetja popullore per Edi Ramen vecse rritet gjithmone e me shume.

    1. heheeh 18 : 18 nuk nderhyn eee doli nga burgu ministri i droges me fal i mbrojtjes se ndryshe do kakariste se sic tha vet do nxirrte emra do merrte me vete qeverin, E kish then me par ai komisari qe mori azil ne Zvicer. droga kish kapur majat e pushtetit deri te KM…

  9. “Beqaj në burg, por jo për milionat e “sterilizimit” ”

    Vëzhgim shumë i saktë lapsi!

    Kjo lëvizje e detyruar dhe djallezore e spakut dhe kupolës mafioze bëhet thjesht për t’ja zbutur sa më shumë dënimin Beqes, ti japin nja 3-4 vjet burg dhe pastaj ta nxjerrin për sjellje të mirë, njësoj si ish-ministri Tahiri. “Spaku” u gjend ngushtë, prandaj e bëri.

    Ky është thjesht një urdhër i ambasadës amerikane për t’a arrestuar këtë tip të korruptuar. Se për çfar arsye të thellë, kjo mbetet për t’u parë.

    Ka prap!

  10. Je dakort Edi kryehajdut qe kanibalet e tu ka ngene jete njerzish?😡🤬😡🤬 thotë:

    Ok o hajdut kryeminister ministrat jo vetem qe kane henger molle dardha rrush. Por kane ngrene KANIBALET. Jete njerzish 😡

  11. Kanibalet e edi rames
    1 Belinda balluku ne njeres aksidentet dhe
    MILIARDA TE VJEDHURA SPAKU??
    2 Elisa Spiropali 5 milione per 5 dite
    KA THITH GJAKUN E PENSIONISTEVE
    KOLLAJ FARE PER TU HETUAR VETEM SHIKONI VESHJET ME MIJERA DOLLARE
    QE AS NJE SENATORE NE SH B A NUK I KA. ERDHI NE POLITIKE ME FUSTAN ME NJOLLA SPAKU

  12. Duke pastruar derrasat e kalbura Partia behet me e forte.

    Imagjinoni tani qe po spastrohemi nga keta sabotatore!

    Individe si Beqja pikesepari demtojne punen e shkelqyer te atyre mijra rilindasve te ndershem qe punojne dita dites per popullin.

    Tani do te clirohet energji e re. Me se fundi Partia Socialiste, Rilindja dhe Edi Rama do jene totalisht te orientuar nga nevojat dhe deshirat e popullit.

    1. Mos I leni femijet tuaj te behen Belinda Taulante Beqaj Spiropalie. Xhacka Nikolla apo si hajdute e hajdutet e tjera te kryeministrit hajdut dhe narkoman 🙏🏻🙏🏻 thotë:

      Tani Rilindja po rekrute te rinj?😞Nena. Motra. Gjyshe dhe baballare. Mos coni femijet tuaj si Melci ne gojen e ujqerve😤Ju tregoj si i molepsin dhe i fusin ne rrjeten e tyre!!!Mos. Mos. Mos. Nje dite do te pendoheni!!Nuk i kemi teper femijet ti Molepsin keto hajdute dhe Hajdute! Po. Ju jap nje shembull qe ka ndodhe ne nje familje te ndershme qe fal zotit dhe zgjuarsise nuk ra vajza ne rrjeten e tyre !!Kur erdhen ne pushtet ujqerit plehra organizonin Konferenca me studente exselente dhe me qarte me Beqajn qe sot eshte ne burg Ketij hajduti I ra ne sy nje vajze engjell sdudente ne salle 😌Cfare ben ky horr hajdut vajzes i con nje djale dhe ai student qe shefi i tij e donte ne ekipin e tij qe ti jepte nje post drejtoreshe dicka te tille .Studentja jo vetem qe ishte e mencur dhe e bukur konsultohet me prinderit qe dhe pse ishin te “varfer” vendosen bashke dhe refuzuan kerkesen Kjo eshte historia

  13. Ermal Mamaqi, “lavatriçja” e milionave të Ilir Beqajt; pse e amnistoi SPAK komikun që bën jetë luksi?

    Konfirmohet ajo që paralajmëroi “Pamfleti” që më 8 shkurt se kishte një ujdi në SPAK që Ermal Mamaqi të lihet jashtë hetimit për faturat që i dha Ilir Beqajt.

    Pasi e amnistoi për muaj të tërë, Prokuroria e Posaçme vendosi sot të dërgojë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj. Sado u përpoq ky i fundit të hidhte pa fund lekë dhe të përdorte besimin e Ramës, sërish nuk ja doli.

    Për aferat në shëndetësi ja doli të rrijë larg burgut, por pa u mbyllur mirë plaga e parë, Beqaj nxitoi të vidhte fondet e BE, gjë që nuk mund të kalonte në heshtje nga ndërkombëtarët.

    SPAK ka treguar sot se si u përdor lokali “Gzona” për pastrim parash, lokal që dyshohet që është i Beqajt, por ka fshehur pronësinë.

    “Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj. dhe Ermal Kurtulaj. Në rastet kur projektet e monitoruara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt. Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj e Ermal Kurtulaj me restorantin “G…..””, shprehet SPAK.
    Por nëse shohim njoftimin e SPAK, konfirmohet ajo që paralajmëroi “Pamfleti” që më 8 shkurt se kishte një ujdi në SPAK që Ermal Mamaqi të lihet jashtë hetimit për faturat që i dha Ilir Beqajt. Ai dhe lokali i tij i përdorur si lavatriçe parash, nuk përmenden nga SPAK.

    Agjentët e BKH, janë urdhëruar nga prokurorët e çështjes, që për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, të vazhdojë procesi lidhur me faturat false, ndërsa për Ermal Mamaqin të ndërpritet hetimi.

    Që do të thotë, se prej datës 1 shkurt 2024, ndaj Mamaqit dhe 4 bizneseve e pasurive legale e pasurive të fshehura të tij, nuk do të bëhet më hetim; ndërsa provat që BKH mblodhi në tatime, doganë, kadastër, polici dhe në ente e shërbime të tjera publike, janë konsideruar pa vlerë.

    Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, hetimi për komikun Ermal Mamaqi, është pushuar pas ujdisë së bërë në SPAK, mes trupës së prokurorëve, duke e trajtuar si person publik pa precedentë dhe gjoja për mungesë provash bindëse.

    Por nëse shohim dosjen hetimore, e cila u bë publike në nisje të hetimeve, ndër personat e tretë që është përdorur për pastrim parash është Ermal Mamaqi. Komiku biznesmen ka në pronësi të tij lokalin “ME’NAM”, të cilin tentoi ta shiste pasi nisi hetimet SPAK. Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Posaçme, “ME’ NAM” priste fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GZONA” që dyshohet se është i Ilir Beqajt.

    Në dosje përmenden me detaje tre episode kur restorant “ME’ NAM” pret fatura me vlerë rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në total.

    “Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili (bashkëpronar me Mamaqin), por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”, thuhet në dosje.

    (Pamfleti.net , 4 KORRIK 2024, 18:21)

    PS: Pamfleti shkruan tërë atë artikull më sipër, kur në fakt përgjigjen e di shumë mirë pse SPAKu nuk merret me Mamaqin. Sepse ka lidhje me Ramën dhe rilindjen dhe pastron partë e tyre. Dhe po të bëhet hetim i pasurisë së tij nuk justifikon dot asgjë dhe do jetë i detyruar të nxjerrë emrat e politikanëve të cilëve ju pastron paratë. Ermali nuk është i vetmi, ka edhe personazhe të tjerë të show bizzit që pastrojnë para të politikanëve dhe bosëve të krimit. Por SPAKu hesht se e di që do vejë te krerët e lartë të politikës.

    1. Show Bizzi tashmë dihet si funksionon. Në pjesën më të madhe në informalitet. Dhe disa personazhe pastrojnë paratë e politikanëve. Por problemi nuk është vetëm këtu. Problemi është se kanë hyrë në botën e spektaklit, të show bizzit personazhe pa asnjë lloj vlere asnjë lloj talenti apo profesioni dhe janë bërë milionerë. Por nga sa përflitet për t’u punësuar nëpër ekrane , femrave ju kërkohen favore seksuale , dhe kjo është më keq se korrupsioni i parasë apo pastrimi i parave. Psh rasti i Egla Cenos që deklaroi në Big Brother se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale dikur për t’a punësuar, gjë që Kodra e mohoi dhe tha se do t’a hidhte më gjyq për shpifje. A e hodhi gjë në gjyq? S’besoj? Pse? Ka frikë nga e vërteta? Pak rëndësi ka! Rëndësi ka që këta vipat e ekranit vetëm moral mos të bëjnë se një pjesë e tyre janë llum.

      1. Mamaqi ka punuar në Klan, dhe Kodra punon aktualisht . Por, aman se bëhet keq Sandri dhe ata që punojnë në Klan kur i thua të vërtetën dhe kujtojnë se me tallje dhe karagjozlllqe do ulin të tjerët sikur ata vetë janë dritë dhe akullore. Klani dihet që ka qënë servil i gjithë pushteteve.

        ————-

        Sandri i TV-klan, “koka” që sajoji PPP-në Milot-Balldren dhe i shtoi koston 12 herë; BB parashikoi investim 24 milionë euro.

        Rama dhe ministri Gjiknuri, maskuar pas shqetësimit të banorëve të zonës (Sandrit), futi rikonstuksionin e rrugës Milot-Balldren në projektet e viteve 2016-2020, me vlerë 10 milionë euro, e cila do të ndërtohej nga firma “ANK” e ish-deputetit të PS, Ndue Kola, ende pa kaluar kapitalet tek vëllai i tij Agim Kola, krushk i Sandër Frangajt.

        Ky projekt, që do mbushte gropat, me zhavorr e dhera, nga firma e Benard Nallbanit, kunat i Sandër Frangajt, sa për të marrë 10 milionë eurot e dhëna nga kryeministri, u refuzua nga Banka Botërore; e cila me ekspertët e saj, vendosi të ndërhynte në këtë rrugë, por vetëm duke ndërtuar “By Pass”-Lezhë.

        Qeveria shqiptare, u detyrua ta pranonte këtë investim, i cili u planifikua edhe në projektet infrastrukturore të viteve 2016-2020, për të ndërtuar “By Pass”-Lezhë, me gjatësi 4 kilometër dhe vlerë 24 milionë euro (6 milionë euro/km) të financuar nga Banka Botërore.

        Mirëpo kryeministri Rama, që e dinte se Sandri nuk mund të vidhte dot milionat, mbasi BB do ta administronte vetë investimin e saj në “By Pass”-Lezhë, shpërfilli skemën e BB; dhe vendosi ta ndërtojë krejt rrugën 17.4 kilometër, me buxhetin e shtetit shqiptar, duke lënë përsëri në lojë firmën “ANK” të Ndue Kolës, gjë që të tregoi, se po vazhdonte pazari Rama-Frangaj.

        Grupi me 3 ekspertë, të caktuar nga Rama-Frangaj, për të bërë vlerësimin financiar të investimit të rrugës Milot-Balldren, konkludoi për fondin limit 102 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që kostoja reale ishte 71 milionë euro, ndërsa shtesa (vjedhja) 31 milionë euro ishte bërë fiktive, me diktat të kryeministrit.

        Pas këtij vlerësimi, ende pa u marrë vendim qeverie për investimin, “në TV-Klan” filluan kronikat mbi domosdoshmërinë dhe emergjencën e rindërtimit të rrugës Milot-Balldren, ndërsa vetëm 1 muaj pas kronikës së 14 televizive, në datën 9 tetor 2018, pa asnjë garë publike por vetëm me VKM, kompania “ANK” e Ndue Kolës, krushkut të Sandër Frangajt, u shpall fituese për PPP (Koncesionin) e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot-Balldre, me fond 161.5 milionë euro, (pa TVSH), ose edhe 59.5 milionë euro, më tepër se vlerësimi i ekspertëve.

        Duke parë që super-vjedhja ishte përfitim nga Sandër Frangaj dhe nuk reagoi as opozita PD-LSI, në datën 23 shkaurt 2019, kryeministri udhëroi dy ministret Belinda Ballku e Anila Denaj, të hartonin një akt-vlerësimi tjetër për koston e rrugës, mbasi sipas koncesionarit Ndue Kola, vlera 161.5 milionë euro, nuk ishte e mjaftueshme për përfundimin e punimeve.

        Në datën 19.03.2019, dy ministret Balluku e Denaj, zbatuan urdhërin dhe nëpërmjet Akt-Vlerësimit “Estra” (zhdukur nga dosja), ndryshuan kontratën e rrugës Milot-Balldren, duke çuar koston e rrugës në 213 milionë euro pa TVSH, ose 32% më tepër, se kostoja e tretë. Do vijojë denoncimi i kësaj super-vjedhjeje, me prova të tjera dhe me shkakun e lidhjes familjare e miqësore, por edhe përfitimit, që detyrojnë 3 zonjat e (pa)drejtësisë Marku, Gjonaj e Prela, lidhur me këtë krim financiar, që po ekzekutohet nga miqtë e tyre Ndue Kola dhe Sandri “TV-Klan”-it…/Pamfleti

        (Pamfleti 22 KORRIK 2019, 13:56)

        1. Ku është SPAKu që nuk heton Sandrin? Po të hetojë Sandrin del Rama&Co me favoret që i kanë bërë. Thonë pastaj pse s’bëhet Shqipëria? Si do bëhet? Me hajduta dhe mafiozë që kanë kapur dhe median dhe japin mend?! Bëjnë dhe emisione kot sa për karagjozllëqe dhe për të marrë nga rrogën apo shpërblime ekstra, emisione ku amatorët dhe mediokrit apo njerëz që s’kanë lidhje me atë çfatë trajton emisioni, japin mend si specialistë. Vari leshtë! Në një vend ku s’ka drejtësi ose ku ajo është selektive këto gjëra ndodhin. Media duhej të ishte misionare e së vërtetës. Por në fakt është shtojcë propagande e pushtetit. Të punësuarit e saj rrjedhimisht janë thjesht shërbëtorë servila të kastruar të pronarit të cilit për një rrogë qepin gojën, e madje janë gati të bëjnë si karagjozë për të mbuluar mashtrimet e medias. Prit nga këta të bëjnë emisione të hajrit! E vetmja gjë që iu ka ngelur është sorrollatja me karagjozllëqe. Sa për të spostuar vëmendjen dhe për të denigruar kundështarin.

          PS: SIDOQOFTË BETEJËN ME TË VËRTETËN E KANË TË HUMBUR. AKOMA NUK E KANË KUPTUAR, OSE BËJNË SIKUR S’E KUPTOJNË SE IU MJATOJNË LIDHJET QË KANË ME PUSHTETIN E KUSHEDI Ç’IU DUKET VETJA.

          1. Sandri i Klanit shpërblehet nga Rama me 22 milionë lekë
            gazeta-shqip.com
            22:26 | 22 NËNTOR 2019

            Aleksandër Frangaj, një prej oligarkëve-mediakë, i njohur ndër vite për lidhje të ngushta me të gjithë liderët e qeverive të majta apo të djathta që kanë qenë në pushtet, me sa duket nuk ngopet duke vjelur taksat e qytetarëve me favorizimin e pushtet, por tashmë i hyn në pjesë edhe mediave të tjera duke i vjedhur videot ekskluzive dhe duke i shitur si të vetat. – shkruan JOQ Albania.

            Sandri i Klanit shfaqet i etur për të përfituar jo vetëm leje ndërtimi teksa shpjegimi i vetëm është se nuk ka dalë i kënaqur nga një tender i përfituar së fundmi nga Rama me vlerë 1.888.000,00 (një milion e tetëqind e tetëdhjetë e tetë mijë) Lekë të reja pa TVSH ose 22 milionë lekë të vjetra me TVSH.

            Në tenderin me procedurë kërkesë për propozim dhe objekt “Shërbim regjie për Konferencën e 41-të Ndërkombëtare (ICDPPC)” i hapur nga Drejtoria e shërbimeve Qeveritare në varësi të Ramës, fitues është shpallur TV KLAN, ku operatori tjetër konkurrues është skualifikuar për shkak të mungesës në dokumentacion, shkruhet në njoftim.

            Drejtoria e Shërbimeve qeveritare në pikën e tetë të detyrave që duhet të kryejë ka për detyrë ofrimin e shërbimeve të përgjithshme, në Kryeministri. Shpenzimet për këtë shërbim përballohen nga buxheti i shtetit.

            Miliona prej reklamave që Frangaj ka përfituar nga qeveria ndër vite:

            1-Ministria e Brendshme dhe policia 5 milionë USD reklama TV Klanit për vizat

            2-Ministria e Mbrojtjes, 3 milionë USD TV Klanit

            3-Reparti 6660- 2012- 300 000 dollarë TV Klanit

            4-Reparti 4300- 2007- 235 000 dollarë TV Klanit

            5-2008- 115 000 dollarë TV Klanit

            6-2009- 385 000 dollarë TV Klanit

            7-2010- 30 000 dollarë TV Klanit

            8-2011- 700 000 dollarë TV Klanit

            9-2012- 700 000 dollarë TV Klanit

            10-Drejtoria e Rrugëve i dha 190 mijë USD reklama TV Klanit

            11-Albpetrol, 250 milionë lekë TV Klanit brenda një viti

            Drejtori i Tv Klan ashtu siç nuk i ka qëndruar ndonjëherë parimeve të tij morale apo etike duke “ndërruar hënë” dhe duke i bërë qoka çdo drejtuesi shteti që ka qenë në pushtet për të mbijetuar, qoftë ky i majtë apo i djathtë, në këtë formë duket se e ka drejtuar edhe TV e tij duke përfituar nga puna e të tjerëve e duke e shitur si të tijën./JOQ

          2. Kunati i Sandrit të TV-Klan, drejtor te landfilli i Elbasanit me pagë 3.9 milionë lekë, kunata ortake me Klodian Zoton.

            Rasti i “këshilltar-analistit” Baton Haxhiu të Edi Ramës, që doli se ka marrë çeqe miliona lekë nga landfillet, tregon se agallarët dhe hyzmeqarët e mediave të futura në brekushet e klanit mafioz të pushtetit, janë “zhgrryer e qelbur” dhe në aferën e plehrave të trafikantëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto

            Nëse SPAK filloi goditjen e mafies së plehrave qeveri-trafikantë, publikimi i pagave bëri të ditur, se cilët familjarë politikanësh, qeveritarësh, prokurorësh, gjyqtarësh dhe pronarë mediash, përlajnë miliona lekë paga e reklama nga landfillet.

            Pas informacionit për çeqet milionëshe që ka marrë Baton Haxhiu e agjencia reklamuese “Focus Media”, rezulton se në “tepsinë” e plehrave është futur dhe Sandri i “TV-Klan”, nëpërmjet kunatit e kunatës së tij.

            Kunati Renardo Nallbani, person me dosje penale për trafik kokaine dhe i dënuar në Itali, figuron me detyrë “Drejtor Performance Biznesi” në landfillin “Albtek Energy Shpk” të Elbasanit, me pagë mujore 3.9 milonë lekë.

            Nuk është punësuar me konkurs apo si specialist mbetjesh, por si mik i Mirel Mërtirit, me të cilin ka qenë në një grup trafiku ndërkombëtar droge e femrash në Itali e të dënuar atje, por dhe anëtar i grupit të Aldo Bares.

            Pronare e landfillit të Elbasanit është Stela Gugallja, gruaja e trafikantit Mirel Mërtiri, që konsiderohet “koka” e 3 landfilleve në Tiranë, Fier, Elbasan dhe i landfillit të katërt që po ndërtohet në Vlorë.

            Saktësojmë, se dy shokët trafikantë Mirel Mërtiri dhe Nard Nallbani i Sandrit të “TV-Klan”, para se të bashkoheshin te landfillet, kanë krijuar e vazhdojnë dhe biznesin monopol të evadimit të dherave e mbetjeve inerte të ndërtimit.

            Me këtë biznes monopol, që Rama-Veliaj ua krijuan me Vendim të Posaçëm Qeverie Nr. 575, datë 24. 06. 2015, dy trafikantët Mërtiri-Nallbani, detyrojnë bizneset të paguajnë 5000 lekë/m3 transport dherash e mbetje intertesh, përveç faturës së pranimit te landfilli i Tiranës; në të kundërt Lali Eri i gjobit me 30 milionë lekë, ose u anulon lejet e ndërtimit.

            Në “tepsinë” e landfilleve është dhe kunata e Sandër Frangajt, maskuar pas ortakërisë në firmën “Edaril&Co-shpk”, me Ilza Zoton, gruaja e Klodian Zotos, ku bashkë me ta është dhe Arenc Myrtezani, dhëndri i Ritvan Bodes.

            Rasti i “këshilltar” Baton Haxhiut të Edi Ramës, që doli se ka marrë çeqe miliona lekë nga landfillet, tregon se agallarët e mediave të futura në brekushet e klanit mafioz të pushtetit, janë “zhgrryer e qelbur” dhe në aferën e plehrave./Pamfleti

            (Metropol Magazine, 1/7/2022 2:50 PM)

          3. Hajde KLAN HAJDE! TAMAM MEDIA SERIOZE! Prandaj bën si karagjoz Gentian Zenelaj nëpër studio TV, se e di që punon për Sandër mafiozin oligarkun, që paska lidhje me inceneratorët dhe që grabit fonde publike me PPP me favoret e Bablokut.

  14. Edhe po t’a dënojnë Beqajn, ai rrezik nuk do bëjë burg se ka nxjerrë raporte mjeksore sikur është sëmurë, dhe nuk përballon dot burgun dhe ambjentet e mbyllura.

  15. Natyrisht, se ato mbi 100 milion Euro te avulluar te Koncesioni Sterilizimit ky hajduti-daum Beqja nuk i dergoi ne shtepi te tij por te shtepia e madhe e PUSHTETIT.
    Ashtu si tere hajdutet e meparshem te kesaj qeverie.
    Qe pastaj ky Pushtet me ato te bleje zgjedhje, media, ambasadore e ndonje shef zullumqar edhe ne FBI..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *