• |
ide | kryesore

Dosja/ Si gënjeu Rama për paratë që Beqaj çonte te restoranti i tij

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kur Lapsi.al publikoi ekskluzivisht të dhëna nga dosja e Ilir Beqajt në lidhje me restorantin e tij “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, u tha se Beqaj e kishte futur dorën në fondet e Bashkimit Europian kësaj radhe.

Por një fakt i tillë u mohua nga kryeministri Edi Rama. Duke e mbrojtur Beqajn, Rama tha se zyra e tij në SASPAC nuk merrte fonde nga Bashkimi Europian.

“Ai ishte koordinator i ndihmës, në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE. Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët për të mirë të akordimit të fondeve të cilat nuk kalojnë direkt, por te entitet e tjera. Zhurma e bërë për ‘zhvatje’ fondesh të BE, është gënjeshtër. Pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE. Nuk i kalojnë fonde as nga BE dhe nga asnjë institucion tjetër. Këto janë procese të drejtësisë. Nuk kam komente”, tha ai.

Por njoftimi i SPAK për arrestimin e Beqajt nis direkt me abuzimin e fondeve të Bashkimin Europian. Aty thuhet se Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn, të cilin e ka emëruar si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, përgjatë viteve 2022-2023.

“Dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” thuhet në njoftimin e SPAK.

Pra prokurorët janë të qartë: Beqaj ka prekur fondet e Bashkimit Europian, një vjedhje ndërkombëtare në këtë rast, për të cilën u arrestua sot në mëngjes nga policia.

Lexo edhe: Sterilizimi/ Berisha: Drejtësi me regji, përgjegjës Rama dhe Beqaj

Lexo edhe: Pas tragjedisë në maternitet, Rama merr në mbrojtje Ilir Beqajn


7 Comments

  1. Fakti qe ai vidhte para eshte i gabuar, pasi institucioni qe drejtonte nuk menaxhonte para por menaxhonte fonde…

    1. Lapsi.al
      ide | kryesore

      facebook sharing button
      twitter sharing button
      whatsapp sharing button
      linkedin sharing button
      SPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë
      10 minuta më parë

      Në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Ilir Beqajt sqarohet se është abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, të cilat Beqaj duke qenë pronar de facto i restorantit “Gzona” përpiqej t’i kalonte nëpërmjet faturave fiktive në xhepat e tij.

      Madje në një rast, për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Njoftimi i SPAK sqaron si më poshtë për këto dy fatura:

      “Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”.

      I vetmi shërbimi i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, vazhdon SPAK, e cila është organizuar nga restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh.

      Kuptohet se faturat fiktive në këtë rast kryheshin për të futur në xhep paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin, por edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.

      faturatilir beqajmirela kumbaro
      Nga kategoria

      Dosja/ Si gënjeu Rama për paratë që Beqaj çonte te restoranti i tij

      SPAK: Ilir Beqaj në burg, se nuk deklaroi restorantin dhe makinën

      Beqaj në burg/ Ku gaboi Rama me mikun e tij të vjetër
      SPAK
      Përgjimet që fundosën Ilir Beqajn, SPAK kontrolle në banesa dhe zyra

      Arrestimi i Beqajt/ Braçe: PS duhet të mbajë përgjegjësi, peshorja ka humbur ekuilibrin
      sterilizimit, Beqaj
      Detaje/ Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’
      Më të lexuarat e javës
      Skandali në ceremoninë për Kadarenë/ Rama akuzë ndaj atyre që donin t’i rrëmbenin protagonizmin
      1 DITË MË PARË
      Piu fotokosinë para SPAK pasi u mashtrua nga mikrokreditë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari
      1 DITË MË PARË
      Risku i investimit të parave në një apartament në Tiranë
      2 DITË MË PARË
      U vetëvra para SPAK, i biri i Trashajt: Përmbaruesi më bllokoi dhe mua pagën
      1 DITË MË PARË
      Rexhep Qosja reagon për Ismail Kadarenë: E vërteta e polemikave mes nesh
      3 DITË MË PARË
      Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja
      3 DITË MË PARË
      E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për shkak të “të preferuarve” Fagioli e Di Lorenzo
      2 DITË MË PARË
      Skandali/ BBC bullizon CR7 në transmetim direkt, Terry shpërthen në akuza: “Çfarë turpi”
      2 DITË MË PARË
      2 Comments
      I paemër
      04/07/2024 te 15:07
      Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin..Edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.

      ‐‐—–‐—-
      Ateher te mbaje pergjegjesi dhe prokurori, i cili i ka mbyllur hetimet per sterilizimin pa asnje akuze.. Cfar behet keshtu mor jahu vetem VIIIIIIIIIIIDH

  2. Ku eshte Spaku 😤Dihet boterisht qe Mimi kodheli ate here ministre e mbrojtes me urdher te saj kalonin avione me droge per ne vendet Europiane! Kjo grua e piset eshte me shume se kriminele 😡 thotë:

    Te shikoje sot Mimi kodhelin kriminelet qe ka vrare me mijera femije duke hapur qiellin te kalonte droga e tyre duhet te kishe dy barqe nje ta mbash dhe nje ta cash 🫣Si nuk ka turp kjo grua kriminele rrugace !

    1. ME KUJTOHET QE MIMI KODHELI KUR Rama ishte kryetar bashkie ne nje konference per shtypin I FERKONTE SHALET Narkos hajdut si tani kryetarja e kuvendit LINDITA NIKOLLA !!KETO GRA bejne Gare njera me tjetren kush tja ferkoje me shame ketij GRANDFATHERI PO AMA ME LEJEN E GRANDMADHER LINDA!

  3. Karoministri ine i nderrrruar ka te drejte, SHtremsi beqaj nuk vidhte para…por EURO sade.
    O njerez a e kuptoni qe keta te vjedhin, tallin trapin, te mashtrojne e ne fund te bejne edhe te ndershmin. Rrace me felliqme nuk ka mbi toke, jane sekt kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *