• |
ide | kryesore

Sterilizimi/ Berisha: Drejtësi me regji, përgjegjës Rama dhe Beqaj

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në rrjetin social Facebook për arrestimet sa i takon koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kjo është është drejtësia me regji!

POSTIMI I PLOTË

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve.

Iliri ishte emigranti murator në Itali, të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.

Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim!

Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama, për të fshehur vjedhjen e tij me Beqën, dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milionë sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vet, kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke iu thënë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish-zëvendësministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqën e tij.

Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët d.m.th janë mbi ligjin. Turp!

Për hollësi të plota lexoni këtu më poshtë investigimin e boldneës:



5 Comments

  1. Ketu te vjen plasja. Ky komunsti qe nderhyri ne drejtesi te shpetonte Meten apo i shpetoi gjylimit per kater te vrare dhe tani kerkon drejtesi. Kjo rrace politikanesh qe kemi sot duhet te zhduket sa me pare. Vonesa vetem deme po na sjell.

  2. Konferenca e rradhes e non gratas si droge e nevojshme per sklleverit trushplare dhe te korruptuarit e qeverisjes Berisha qe i shkojne pas.

  3. Tfsha spakun……. Po keta kukuthat qe kane dale diten me shkelje dhe vjedhje dhe kane sfidu popullin pse nuk denohen. Drejtesi leshi. Sala madje i qelloi njerzit e irrituar qe protestonin i mbylli gojen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *