• |
ide | kryesore

SPAK zbardh skemën: Si u grabitën 10 milionë euro nga një call center

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë mashtrimi me vlera të mëdha financiare. Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se në Shqipëri më 18 prill është finalizuar një operacion ndërkombëtar, pas një hetimi që ka filluar që prej dhjetorit 2023. Sipas SPAK hetimi nisi pasi policia gjermane parandaloi një tentativë mashtrimi me një dëm të mundshëm prej mbi 100 mijë euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të një banke. 

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar se ata kishin kryer mbi 10 mijë raste të mashtrimit, me një dëm në mbi 10 milionë euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

“Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në 4 shtete në Ballkan dhe Liban”, – thuhet ne njoftim.

“Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet” – thuhet në njoftimin e SPAK. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *