• |
ide | kryesore

Belerit i hiqet mandati, Dule: KQZ u përdor nga Rama, do ta apelojmë vendimin

Lajme, Të fundit


Kreu i PDIU, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor i “vjedhjes së bashkisë së Himarës”, ndërsa tha se edhe KQZ u përdor nga ai ashtu si policia e Himarës. Ai lajmëroi se do të apelojnë vendimin, që sipas tij mos të ndodhë e njëjta gjë edhe në qytetet e tjera.

Dule: Autori i rrëmbimit të bashkisë të Himarës dhe përvetësimit të pronave, kryeministri Edi Rama përdori insitucione që nuk duhet të kishin rënë pre e tij. Përdori policinë e Himarës, dhe sot përdori edhe KQZ. Fakti i sotëm e bën më të rënde kalvarin e shkeljeve se KQZ duhet të jetë garanti i votës së lirë. Zotit Beleri nuk iu dha e drejta të zgjedhë, në kundërshtim me gjithë të burgosurit e tjerë, nuk iu dha e drejta e votës. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Himara drejtohet nga një kryetar pa legjitimitet drejtues. Do ta apelojmë edhe pse e dimë fundin. Qëllimi nuk është më Fredi Bleri dhe Himara, ajo që ndodhi me ta është jetike mos të ndodhë me qytete tjera. Sepse është precedent i rrezikshëm.


2 Comments

  1. Sa apelima paska patur drejtesia shqipetare per politiken, nderkohe njerezit e varfer dergjen burgjeve se kane marre nje bluze..Yttttt rrace e qelbur!

  2. EDHE NE HEN PO TE SHKOSH NE SHQIPERI SDO MUNDENI TE GRABISNI TERRITORE ME O TE PA UDHE ,EDHE SIKUR PUSHTETARET TJU MUNDESOJN ,PASI JAN DISA SUPERSFIDA QE DO NDOLLIN PERGJAT ZHVILLIMEVE SUPRIZ QE JO TE MERRI POR NATYRSHEM TE NA KTHENI HAKUN HISTORIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *