• |
ide | kryesore

Berisha s’i ndahet tunelit të Llogarasë: Afera më e madhe korruptive pas inceneratorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Sali Berisha insistoi sërish sot se tuneli i Llogarasë i inauguruar sot është një aferë korruptive e përmasave të mëdha.

Duke shpjeguar se ka kushtuar 12 mijë euro për çdo turist apo banor që jeton në atë zonë, Berisha e quan ndërtimin e tunelit si “veprën e dytë më të madhe korruptive pas djegësave”. 

Lexo më tej: Krahasimi/ Si u llogarit pagesa e traut për tunelin e Llogarasë 

Në një video mesazh në rrjetet sociale, Berisha krahason tunelin e Llogarasë me atë të Kalimashit dhe të Krrabës, duke u fokusuar tek ky i fundit.

“Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë. Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë. Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal” – u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se do të vijë dita që drejtësia të reagojë për këtë aferë korruptive.

“Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit” – u shpreh Berisha. ©Lapsi.al 


4 Comments

  1. Po per Kashar-Thumane pse s’flet Berisha? Kush ja ka mbyllur gojen? Sipas medias, Gener 2 ka planifikuar një koncesion me vlerë 1.3 miliardë euro për 35 vite. Ndërtimi, mirëmbajtja dhe transferimi i saj do të kushtojë 61.9 milionë euro/km, vlerë 3 deri në 4 herë më e lartë se partneritetet europiane ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *