• |
ide | kryesore

Dyshimi / Çfarë fshihet pas prangave për Ilir Beqen

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama tahiri Beqaj, Ahmetaj


Pasi u kalua habia e lajmit të beftë se ish ministri i shëndetësisë së qeverisë Rama 1, ai i cili e pati lidhur emrin me katër komcesionet marramendëse të mandatit të parë, përfundoi në pranga, një pyetje e parë i zuri vendin tronditjes. Përse po burgosej Ilir Beqja? Përgjigjja e saj qe edhe më befasuese. Ai nuk po shkonte në burg, as për sterilizimin që SPAK po e heton prej gjashë vitesh, një PPP me vlerë mbi 150 miliomë euro, as për Check- Up apo laboratorët. Ilir Beqaj s’po burgosej si ish ministër, por si një drejtor i zakonshëm administrate, që dyshohet se ka abuzuar me ndihmat e ardhura nga BE.

LEXO ME TEJ:

Beqaj në burg, por jo për milionat e “sterilizimit”

E gjithë shuma për të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon shkon maksimumi 200 mijë euro faturash të trukuara restorantesh, ndërkojë që koncesionet abuzive në shëndetësi, kur ai qe ministër, i kalonin gjysëm miliardi euro. Kjo anomali, përtej debatit alibik, ka prova për njërën apo s’ka prova për tjetrën, mund të ketë disa shpjegime. E para, se SPAK si institucion ku fusin hundët të huajt është më i ndjeshëm për qindarkat e shpërdoruara të qytetarëve evropianë që vijnë këtu në formën e ndihmave dhe donacioneve, sesa për milionat e qytetarëve shqiptarë. Një version i dytë do të qe dhe lufta në kulisa mes ndikimit të Ramës dhe ndërkomnëtarëve mbi SPAK-un. Kryeministri bëri çmos ta shpëtonte Beqajn nga hetimi për sterilizimin. Ai e mbrojti publikisht në një konferencë shtypi në 30 dhjetor 2023 duke thënë se rasti i tij nuk qe kundërshtim i devizës se “s’ka hajdut dy metra”.

“Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Nga ana tjetër, që në kohën e Yuri Kim, amerikanët i qenë qepur me bukë në trastë ish ministrit. Ambasadorja i braktiste në mënyrë demostrative takimet me administratën ku Beqaj qe prezent, i bënte presion ministrave që raste të tilla mos përsëriteshin më dhe nga ana tjetër, dërgonte në SPAK emisarët e saj, për ti shpejtuar dosjet kundër tij. Prova e kësaj është se kur u duk sikur Beqaj ia hodhi, për sterilizimin, atij iu hap kryesisht, çështja e abuzimit me fondet e BE, e cila e çoi më burg pas pak muaj nga hapja e dosjes.

Por, përpos këtyre dy hipotezave, ka edhe një të tretë që, ndonëse nuk i përjashton dy të mësipërmet,  ngjan të jetë më e besueshme. Sipas saj, SPAK i ka duart më të lira për tu marrë me çështje ku në vjedhje nuk implikohet direkt Edi Rama. Pra e ka më të lehtë të mërret me Beqajn si drejtor agjensie që ka prodhuar farura restorantesh fallco, që gjithë e gjithë bëjnë 200 mijë euro, sesa me ministrin e urdhëruar nga shefi i tij, për të firmosur koncesionin 150 milionë euro të sterilizimit. Këtë hipotezë e konfirmon edhe sjellja e mëparshme e SPAK, me të gjithë minisrtat e qeverisë Rama 1 që ka akuzuar. Kështu Saimir 𝗧𝗮𝗵𝗶𝗿𝗶 nuk u dënua për projektin e kanabizimit të vendit. Arben 𝗔𝗵𝗺𝗲𝘁𝗮𝗷 nuk është në kërkim për inceneratorët, por për pasurinë e pa justifikuar.

Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të “detyruar” të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk janë në burg për procedurat e dirigjuara nga lart që përcaktuan vjedhjen e shekullit, por për  thërrimet që j kanë pikuar në llogaritë personale të familjarëve. Sa për shembull, ish ministri i mjedisit është dënuar se ka përfituar më pak se 1% të shumës për dy inceratorët që nuk punojnë dhe njërin që nuk ekziston. Pra është e qartë, SPAK është detyruar të qesharakazohet për të zbaruar porosinë e udhëheqësit se uji buron i pastër, por qelbet rrugës. Prandaj dhe Beqaj shkoi më burg jo si ish ministër,por si drejtor agjensie, ndonëse në çështjen e dytë abuzimi me fondet e BE është vetëm 2 % në raport me shifrën që dyshohët se i është vjedhur shqiptarëve me sterilizimin.

©Lapsi.al


23 Comments

  1. Fshihen problemet psikologjike te Bushatit qe ka ikur per lesh si pasoje e zilise qe ka per suksesin e pakufijte dhe fenomenal te Rames. Dhe jemi vetem ne mandatin e trete. Andej nga mandati i peste e i gjashte Bushatin do ta shihni rrugeve te Tiranes duke fol me vete.

    1. Hahaha sa bukur e tha FATOS LUBONJA
      Kryehajdutit ju futon ne BURG mbi 40 hajdute ka ngel vetem ALI BABA !

  2. Rraca qelbur që mbron në komente nga bodrumet e pushtetit, është arsyeja e vërtetë pse ky vend s’ka për t’u bërë kurrë!
    I paemër kushdo qofsh, duhet të të përzihen zorrët kur e shikon veten në pasqyrë, o vemje!

    1. Mos u rrej se nuk jane shumë minj ne bodrume. Jane disa, pak, qe shkruajne disa komente. Po edhe ato komente qe shkruajne vaj medet ç’nivel. Xhelozia e arritjes se Rames thote i pari prej tyre!! Kupton, gjynah! Kane ike per lesh

      1. MBASI TA RRASIN BRENDA ALI BABEN
        DO TI BEHET NJE FILM ME TITULL KRYEHAJDUTI EDI RAMA DHE GERVISH QIELLSAT E TIRANES!

  3. Do vije koha qe SPAK-u pasi te mbaroje pune me politikanet e korruptuar te filloje te hetoje gazetaret e korruptuar. Metoda eshte po e njejta: ndiq paret. Ku i kane gjetur parate keta gazetare per vilat luksoze e studimet jashte shtetit te femijeve?! Kaq e lehte eshte. Do mjaftonte nje denoncim i thjeshte ne prokurori nga cilido qytetar per t’i hapur rrugen hetimeve.

    Problemi eshte qe krimi le gjithmone gjurme. Vecanerisht kur ke vepruar me idene qe sponsorizuesi yt do ishte gjithmone ne pushtet.

    Nuk mund te kemi nje demokraci serioze me nje pushtet te katert mediatik te korruptuar.

  4. Te na rroje Partia me ne krie shokun Edver Kristaq Vucici!!
    Urraaaaaa
    O shqiptar qe shitesh lire
    Hapi syte e merr vesh,
    Edvin muti ju njeh mire
    Edhe pak do t’ju vije per lesh.

    Flini dele flini
    Gjumin ceder mos e bani,
    Te dhjere vazhdoni e rrini
    N’bithe thelle do t’a hani!

  5. Sa të këtë akoma kërrma bythshpuar që komentojnë me lëpirje bolesh ndaj RIDHJERJES, do vazhdojë pushteti të talli të gjatin me popullin!

  6. Jan tu vjedh tu i qi ropt, cdo kokërr leku e vjedhin.
    as qindarken nuk e falin.
    Rrace e shkërdhyer

    Populli bythqir shef lajmet dhe ha mut

  7. Sa të pështirë janë akoma ca që vazhdojnë e na glorifikojnë një antishqiptar si Rama!!
    Nuk shikojnë se çfarë ka bërë e bën dhe vazhdojnë të thërrasin rroftë kumandar Edveri!!

  8. Domethene per te shpetuar bythen e poturexhiut “heronjte e femijve tane” kthehen ne palaço te drejtesise.

    Sa per tunelin qe inaguroi komandat mavria a e pagoi me leket e veta qe jane ekzaltuar patronazhistet.

  9. “21 janarit” ta hetojë SPAK-u është publikuar këtë të premte.

    Në kallëzimin e Rajmonda Nikës, kërkohet që ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të “21 janarit”.

    Në dokument, pala ankuese parashtron se provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish – kryeministri Sali Berisha – është fakti se komandanti i gardës, është thirrur ditën e ngjarjes në zyrën e këtij të fundit për të marrë urdhrin e ekzekutimit të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e dhunës së rëndë fizike që ish kryeministri ushtroi mbi komandantin e gardës – shtetasin Ndrea Prendi.Salihu eshte njeriu qe i duhet burgut,me shume se kushdo tjeter,salihu vrases rri ne ballkon,te tjeret ne burg

    1. Organizatori i 21 janarit eshte vetem 1 person dhe quhet Edi Vucic Rama. Faji i Ndrea Prendit ishte se nuk i ra trurit po i ra morrave te asaj proteste. Edhe ate arjolqirin dhe jolezaqirin ti hetoje qe lyenin kokat e protestuesve me boje te kuqe.

    2. FAJTOR ESHTE AI QE ORGANIZON DHE NXIT TURMAT POPULLI ESHTE DELE !! DOLEN PER TE BERE MILJARDER EDI RAMEN NXITESIN QE BESOJ TANI E URREJNE QE I FUTI NE KURTH PER TE BERE TE PASUR CIFTIN NE SURREL QE JETON NE bunkere ne Surrel kurse ato qe dolen u dha GISHTIN E MESIT DHE I VRAU!

  10. Asgjë e re nga fronti i perendimit. Ambasadat heshtin,” rilindasit” vjedhin. Vlonjatët e klonuar i këndojnë ditirambe skenderbeut të Elisës. Dhe ai ngordh e shkordh në krah të Belindës. Dhe mushkonjat patronazhiste që na mbytën në këtë vapë zhuritëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *