• |
ide | kryesore

Jason Derulo rikujton aksidentin e frikshëm

Paparazzi, Slider


Jason Derulo ka rikujtuar së fundmi aksidentin e frikshëm.

Në një intervistë të dhënë së fundmi me Paris Hilton në podcastin e saj “I Am Paris” teksa po shpjegonte se si ndodhi gjithçka këngëtari u shpreh:

Unë e kisha krijuar këtë turne dhe ishte turneu më i madh i jetës sime në atë moment. Për t’u përgatitur për turneun dhe për performancat sigurisht që artisti është stërvitur me një trajner, i cili i thoshte vazhdimisht që të bënte saltro mbrapsht.

Këngëtari pranoi se pikërisht në atë moment mendoi menjëherë se mund të vdiste nga lëndimi. Lidhur me aksidentin, Derulo kujtoi se sapo mbërriti në spital dhe mori rreze X dhe bëri analiza të tjera, mjeku mbërriti me diagnozën dhe e informoi duke i thënë:

Ti je ende këtu me ne dhe mund të lëvizësh të gjitha gjymtyrët e tua. Lajmi i keq është se do t’ju duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar, rreth shtatë muaj.

Gjatë procesit kur ai po merrte veten sërish, Derulo gjeti një mënyrë për të ruajtur produktivitetin duke krijuar një rutinë për veten e tij dhe gjatë asaj kohe ai shkroi albumin e tij më të suksesshëm, albumin “Talk Dirty”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *