• |
ide | kryesore

Mbyllen hetimet për Chiara Ferragnin

Paparazzi, Slider


Kompanitë e kontrolluara nga Chiara Ferragni kanë rënë dakord të paguajnë të paktën 1.2 milionë euro për “I Bambini delle Fate“, pasi përfundoi hetimi për rastin ‘Pandoro’, tha autoriteti italian i konkurrencës.

Autoriteti Antitrust Italian kishte hapur një hetim për shitjen e vezëve të Pashkëve të markës Ferragni në vitet 2021 dhe 2022 me paketimin që dyshohej se mashtronte blerësit, se të gjithë paratë do shkonin për bamirësi për fëmijët e “I Bambini delle Fate”.

Autoriteti Antitrust Italian zbuloi se kompanitë e Ferragni-t Fenice dhe TBS Crew do të paguajnë 1.2 milionë euro gjatë tre viteve financiare për bamirësinë, e cila ndihmon fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara.

Prodhuesi i vezëve të Pashkëve, Cerealitalia, do t’i japë bamirësisë të paktën 100,000 euro të tjera gjatë së njëjtës periudhë, tha AGCM, duke shtuar se pagesat përfaqësonin angazhime të detyrueshme. Rregullatori tha se në rast mosdakordësie do të çonte në një rihapje të hetimit antitrust si dhe në gjoba deri në 10 milionë euro dhe, në rast të shkeljeve të përsëritura, një ndalim të të bërit biznes deri në 30 ditë.

Fenice dhe TBS Crew sjtuan se përveç se ranë dakord për pagesën, ata kishin vendosur të “ndanin qartë aktivitetet (e tyre) tregtare dhe bamirëse”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *