• |
ide | kryesore

Paradoksi Bellingham: një ndeshje skualifikim, por kundër Zvicrës do të luajë!

Sport
Bellingham


Dënohet me gjobë 30 mijë euro dhe një ndeshje pezullim. E megjithatë, Jude Bellingham do të jetë në gjendje të dalë rregullisht në fushë në çerekfinalet e EURO 2024 kundër Zvicrës. Po, sepse fenomeni i Real Madrid u skualifikua për festimin e tij të ekzagjeruar pas golit ndaj Sllovakisë, por me… “kusht”. Pikërisht kështu: UEFA ka vendosur të ndëshkojë vetëm pjesërisht mesfushorin anglez, kështu që pezullimi do të aplikohet vetëm nëse ai sillet në mënyrë të papërshtatshme nga tani deri në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Me pak fjalë, një skualifikim “pezull”.

FESTIMI I DISKUTUESHËM I BELLINGHAM

Episodi i inkriminuar ndodhi në shtesë të plotë të ndeshjes Angli-Sllovaki. Kombëtarja e Southgate po humbiste 1-0 dhe ishte një hap larg një eliminimi të bujshëm. Por Bellingham u kujdes që të shmangte kolapsin që do të ishte epokal: me një goditje me rovjeshatë në minutën e 95′ ai shënoi golin e barazimit dhe e dërgoi ndeshjen në kohët shtesë. Një gol me peshë që ylli i Real e festoi me një gjest të tepruar: duke parë drejt tribunës, mesfushori afroi dorën pranë pjesëve intime.

UEFA ZGJEDH NJË SKUALIFIKIM “PEZULL”

Një sjellje e cilësuar nga shumëkush si e tepruar, për disa një provokim i vërtetë për tifozët sllovakë. Sapo shpërthyen polemikat, Bellingham u përpoq ta zbuste atë duke dhënë një shpjegim të asaj që ndodhi: “Ishte një gjest me shaka ndaj disa miqve të ngushtë të pranishëm në ndeshje. Unë nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për Sllovakinë dhe mënyrën se si ata luajtën”. Por përtej justifikimeve, gjesti i vrazhdë – i përjetësuar nga kamerat – mbetet.

E kjo është arsyeja pse UEFA ka vendosur ta sanksionojë atë, qoftë edhe me një gjobë prej 30 mijë eurosh dhe një skualifikim “pezull”. Anglezi duhet të jetë i kujdesshëm që të sillet në mënyrë korrekte në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, përndryshe do të pezullohet automatikisht për një ndeshje. Me pak fjalë, vetëm një lloj paralajmërimi për Bellingham, i cili do të mund të luajë nesër në çerekfinale me Zvicrën. E kush e di, ndoshta edhe të na dhurojë një magji tjetër pas asaj kundër Sllovakisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *