Ka zgjatur më pak se 1 orë protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Protesta e 15-të e thirrur para Bashkisë kishte të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut.
Në protestë nuk kanë munguar incidentet e vogla, përfshi edhe djegien e disa gomave, dhe hedhjen e objekteve drejt godinës së Bashkisë së Tiranës.
Por kanë munguar përplasjet e forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ka ndërhyrë për të fikur flakët që iu vendosën gomave, ndërsa kanë vijuar akuzat në drejtim të Kryebashkiakut Veliaj dhe SPAK.
Protesta e zhvilluar sot dukej si një vijim i ritualit të protestave të mëparshme, ndërkohë që nga mesazhet e dhëna dukej më shumë si një protestë që synonte ti bëhej thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 11 korrikut.
Kush iu vjen me pas ketyre te lodhurve.
Lali Eri si shpirt. E ka bere Tiranen lule