• |
ide | kryesore

REL: KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Lajme, Të fundit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës – qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.

Por, ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burgim në mars. Apeli e konfirmoi dënimin e tij në qershor.

Beleri ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten. Ai u përcoll nga forcat e policisë nga burgu i Fierit, ku po e vuan dënimin. Ai bëri thirrje që çështja e vlefshmërisë së mandatit të tij të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t’i bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg”, tha Beleri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, pas një kërkese të dorëzuar nga kryetari i forumit të të rinjve socialistë të Himarës.

Ekipi mbrojtës i Belerit ka një muaj kohë për t’u ankuar ndaj vendimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar i Himarës, pasi ndodhej në paraburgim dhe më pas u dënua, për akuzat që ai dhe ekipi i tij i kanë hedhur poshtë si “politike dhe të pabazuara”.

Dënimi i tij nxiti fërkime mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e Jashtme e Greqisë tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj atë kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh deputet.

Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika – si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë.

Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë./REL


3 Comments

  1. Himara Autonome
    Vazhdimesia e erresires se politikes se shqiperis
    Ne procesin e demkratizimit dhe te te drejtes se njeriut
    Le per te deshiruar dhe meshiriuar ambjentin dhe mirkuptimin e fqinjesis se mire dhe uljen e tensjoneve
    Ndermjet Shqiperis Greqis dhe Himares
    Shqiperia 600 vjet nenpushtimin otoman dhe besimin mesilman
    Me shume esht problematika e tire se sa e gjitoneve te tire
    Shqiperia vazhdon me konceptin e thelle dhe te pa korogjuar te novacjinit te pushtimit forcescdhe diktatit kulturor shoqeror fetar te shoqesis dhe botes Islamadhe sot e kesaj dite
    Ku ajo pretendon ti bashkanjgjitet procesit dhe bashkejeteses Evropjane
    Himara nje province Autoneme
    Wish sa njeh historia e njerezimit
    Nuk ka pranur pushtimet dhe ligjet e pushtimit
    Pamvaresisht demeve dhe pasojat we i kane shkateruar
    Provinces Himarjoye
    Pra ctregon sot politika dhe shteti shqipetar me arestimin e zBelerit
    Nje Utokraci dhe cinizem politik shteteror i cili esht nen nivelin dhe kulturen politike dipllomatike Evropjane
    Politika dhe inteligjenca shqipetare
    Duhet te rreflektojne dhe te kupetojne
    Se jetojne ne Evrope dhe duhet te ti pershtatennormave dhe ligjeve Evropjane
    Ne te kunderten nuk mund te jetojne ne nje lloj shoqerie ku at te perdorin gjuhen e mos pajtimit dhe rrespektimit dhe ligjet e Evropes ku perbejne shumicen
    Shqiperia ka qen esht dhe po vazhdon te jet e izoluar politikisht dhe ekonomiksht nga mentaliteti dhe injoranca e kultures politike te shtetit Shqipetar
    Ku ajo demton bashkevllezerimin dhe ecurin e popullit Shqipetar ne showerin mbar
    Evropjane
    Mentalteti dhe kokeforyesia e politikes dhe filozofis se Shqipetarizmit
    Esht ne demin e politikes dhe te popullit Shqipetar
    Evropa esht vendi ku ata do te bashkejetojne duan apo zduan ata
    Evropa u ka hap deren te bashkejetojne si vellezer
    Shqipetaret dhe te zgjedhin rrugen qe u pelqen
    Cdo veprim isht ne te miren ose te keqen e tire
    Himares me keto veprime arbitrare
    As e trembin
    As e mposhtin dot
    Himara do te fitoje te drejtat e saja
    Do apo zdo shteti shqipetar
    Himara ne histori gjithmon ka qene vet vetja
    Dhe keshtu do mbetet ne histori
    Vet vetja
    Cdo veprim a po kercenim
    Apo tolerance
    Var shkallen e gjikimit kultures dashuris dhe rrespektin dho horizontin
    Qe kane shqipetaret per Himaren dhe Evropen

  2. Mirë ja bënë “jevgut” or mik por mirë do na bëjnë dhe ne se kjo punë nuk marron me kaq!! Greqinë në qafë do ta kemi për shkak të idiotit e antishqiptarit Rama o 16:32.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *