• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lajme, Të fundit
motit


Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e valës Afrikane duke sjellë fresksim të motit në të gjithë territorin e vendit.

Orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi afatshkurtra breshëri në zonat juglindore. Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim të situatës së motit në të territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *