• |
ide | kryesore

Vajza e Linda Ramës padit Sali Berishën dhe 6 deputetë të PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vajza e linda rames


Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshortes të kryeministrit Edi Rama ka paditur në gjykatë kreun e PD-së, Sali Berisha dhe 6 deputetë të tjerë të kësaj parie për shpifje. Shkak janë bërë deklaratat e ish-kryeministrit se ajo ka përfituar fonde publike.

“Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive një studio belge në të cilën është e punësuar, ka qenë, se ka histori tani e mbrapa, Rea Xhillari”, – deklaronte Berisha në nëntor të 2023.

Sipas TCH, përveç Berishës, Xhillari ka paditur edhe deputetët Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho për cenimin të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse.

LEXO EDHE: Berisha sulmon Rea Xhillarin: Duket ëngjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve!

Sipas Xhillarit, ka një mori me deklarata akuzuese te pa mbështetura në fakte nga Berisha bashkë deputetët e tij përfshi një kërkesë për interpelancë me Edi Ramën me subjekt aktivitetin e Rea Xhillarit.

“Detyrohem të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të fabrikuar ka kohë ndaj meje që e ka fillesën në muajin gusht të vitit 2016, kur plot 8 vite më parë Sali Berisha më ka akuzuar se kam marrë pjesë dhe kam përfituar tendera publikë. Sipas individit për të cilin kërkoj kontroll gjyqësor, këta tendera i kam përfituar “nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E”, që në fakt është një studio arkitekture me qendër në Bruksel. Përgjatë këtyre 8 viteve, Sali Berisha ka vijuar në mënyrë të herëpashershme të përgojojë në publik emrin tim, duke më asociuar arbitrarisht me aktivitete, individë dhe përfitime pa asnjë lidhje me mua”, shkruan Rea Xhillari.

LEXO EDHE: Ahmetaj: Një nga njerëzit e afërt të Ramës pas Eco-Parkut të Durrësit

Në aktpadi ajo shpjegon se përse tani e ndërmerr këtë hap duke i adresuar shpifjet në gjykatë.

“Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik”, shkruan Rea Xhillari.

“Shpifjet e 8 viteve ndaj meje – thotë Rea Xhillari – në datën 10 qershor 2024 avancuan, nëpërmjet një kërkese shkresore duke u transportuar nga hapësira e dalldisë politike, në institucionin ligjvënës të vendit tim. Në kërkesën për interpelancë deputetët e opozitës e akuzonin Rea Xhillarin se kishte marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, si bashkëpunëtore edhe nëpërmjet subjektit tregtar “I RI” sh.p.k., bashkëthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E”.

LEXO EDHE: Rama dhe Zheji përplasen për vajzën e Linda Ramës: “Mjerë ajo për njerkun që ka”

“Ka përfituar 33 pagesa për kontrata publike në vlerën 1.9 miliard lekë. Ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre”, thuhet në akuzat e PD.

Rea Xhillari i hedh poshtë këto akuza.

“Këto deklarime të rreme dhe tejet të rënda nga ana e të paditurve në drejtimin tim, janë një ndërhyrje kriminale në jetën time dhe i shërbejnë qëllimit të denigrimit pa asnjë provë të personit tim. Ato bëhen për të krijuar në publik imazhin e një personi përfitues nga afërsia familjare me kundërshtarin e tyre politik, përmes veprimtarish të cilat nëse do të ishin të vërteta, do të ishin objekt për organet e ndjekjes penale”, sipas Rea Xhillarit.

LEXO EDHE: Lidhje me ministrin Gent Cakaj? Reagon vajza e Linda Ramës (Letra e plotë)

Për marrëdhënien me kompaninë 51N4E në Belgjikë jep këtë sqarim.

“Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9 mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011 Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa unë isha thjesht një studente”, tha Rea Xhillari.

Të paditurit solidarë të Kuvendit të Shqipërisë, thekson Rea Xhillari, në kërkesën e tyre për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, “kanë sajuar një identikit timin pa kurrfarë lidhje me mua dhe kanë marrë përsipër të më caktojnë nëpërmjet shpifjes si partner profesional një individ plotësisht të panjohur për mua”.

Rea Xhillari e mbyll aktpadinë më këto fjale. “Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti politik, social dhe ligjor, përveçse duke i’u drejtuar drejtësisë”. /TCH

LEXO EDHE: Berisha tregon ‘prapaskenat’ për inceneratorin e Tiranës: Anila Denaj meriton 5 vite burg


11 Comments

    1. Nuk kanë fajë keto kurvat dhe dobiçët e kurvave te haremit pervers të ramëshurrë gonorresë.
      Fajet i kanë ato vemjet që shesin votat sa një pulë korrenti.

    1. Tani u kujtua kjo thjeshtra të bëjë padi!!!
      Berisha kurrë nuk deklaron një gjë pa qenë i sigurtë. Materialet atij i vinë nga burime të sigurta dhe dihet që Rama i ka dhënë tendera pa konkurrim firmës ku ajo punonte ku dhe vetë Rama e ka pranuar duke qenë në konflikt interesi që atë nuk e konsideronte bijë të familjes.
      Nuk e di pse ka bërë padi por më duket se po i hap varrin vetes ose më keq Ramës!!

  1. Aktivizo tani dhe bqxhellat e shtepise kunder Berishes,dhe ato jane guri i fundit i tmerrit qe te ka zene dhe duket qarte,ne sherbim te peredorise se krimit te gjith kurvat e fundit,top channel eshte media inceneratore dhe krimi ka lindur me kohe ne te !!!!
    Pasuria jote marramendese nga eri baxhelle ?!Ku e more,ku e gjete ?Ja keto thuaja top mut channel,dhe mafies se ndertimit,ka peova dhe do shkosh ne te semes apo po ben gati letrat per AZIL si disi te tjere me kohe !!!!!?????
    Nuk shpetoni dot nga ligji dhe shteti per flokesh do ju sjellim ketu dhe parate e vjedhura do i ktheni pas,hajdute te ndyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *