• |
ide | kryesore

Meta i përgjigjet Dash Shehit: Politikan i degraduar, korruptohet me një faqore!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Akuzave të Dashamir Shehit, sipas të cilit Ilir Meta e bën qesharake luftën kundër korrupsionit i është përgjigjur Tedi Blushi, sekretar i përgjithshëm i PL. Blushi ka lëshuar një seri sharjesh dhe ofendimesh për Shehin, të cilit i ka kujtuar se gjatë kohës që ishte në krye të shtetit, Meta ka bërë disa beteja me Ramën për reformën në drejtësi.

Në reagimin e tij, Blushi e quan Dashamir Shehin një “politikan të degraduar që korruptohet me një faqore qyl”.

Reagimi i plotë i PL për Dash Shehin

“Në mënyrë të përsëritur sipas një regjie të Edi Ramës, pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç “klubeve të lagjes”, vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe opozitën e bashkuar.

Kjo figurë karagjoze e “fake opozitës”, që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të “legjitimitojë” edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve.

Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas.

Se çfarë betejash patriotike ka bërë burri i shtetit Ilir Meta me regjimin kriminal të Edi Ramës, me Ramaformën, me SPAK-un e me mafian ndërkombëtare dhe se si i ka shqepur 5-0 në Venecia, i di i madh dhe i vogël.
Siç e dinë të gjithë shqiptarët se një politikan i degraduar që korruptohet me një faqore qyl nuk mund të verë në diskutim as integritetin e Ilir Metës dhe as të legjitimojë veglën qorre të Edi Ramës, SPAK-un e Don Agaçios.”

Shehi sulmon Metën: E bën qesharake temën antikorrupsion!


17 Comments

  1. po po shum i korruptuar Dashi, ngaqe pi nje got raki. Kurse ti o qelibar, ato 700 mij eurot e Gimit i more?

  2. Epo te flasesh akoma per Lul Bashen, thjesht tregon qe nuk ke kauz. Thjesht tregon qe Like floriri nuk doli ne protest per hallet e opozites po doli per hallet e veta. Pse te shkojn njerezit ne protest? Per Like floririn, te shpetojn bythen e Like ali babes? Me mir sec e kia then Dashi smund ta thoshte njeri: do me e ber qesharake protesten anti-korrupsion, nxirr Like floririn ne tribun”. Po perdoren demokratet si mish per top per hallin e dy njerezve qe as nuk kan ndermend ta sjellin ndonjeher opoziten ne pushtet. As nuk kan program, as vizion dhe si gjithmon, e vetmja arsye qe kerkojn voten eshte e njejta e vetme: me votoni mua se ky tjetri eshte me i keq se mua. Kaka eshte icik me mir se muti. Cfar pazaresh ke ber me Edi Ramen o Sali, thuaja demokrateve kush eshte deal-i. Ti te mbash peng opoziten per te shpetuar gjen e vjedhur, kurse ai te mbaj pushtetin e te vazhdoj vjedhjen. Ja ky eshte pakti i ndyr Rama-Berisha. Sic po e tregon koha cdo gje ka qen e koordinuar (biles edhe me Bashen). Qe nga njohja de-fakto e kryetarit e deri te vula. Nqs Edi Rama kontrollon drejtesin, si ka mundesi qe keta nuk jan ne burg? Si ka mundesi qe drejtesia e kontrolluar i dha vulen armikut me te madh (gjoja) te Edi Rames? Se i bie qe vetem dy konkluzione jan te mundura: 1) Ose drejtesia eshte e pavarur dhe gjith sulmi ndaj saj eshte nje felliqje e ndyr e dyshes Meta-Berisha ose 2) Berisha eshte ne pazar me Ramen. Nuk ka mundesi te tret per nje mendje te shendosh.

  3. Qija ropt, del Like floriri dhe akuzon Dash Shehin per korrupsion. Dashi ka nje jet ne politik e nuk eshte akuzuar njeher per korrupsion e as nuk eshte perfolur, del simoli i babesis dhe korrupsionit me ze e me figur, Like floriri dhe akuzon te vetmin politikan qe nuk eshte permend njeher per korrupsion. Qe pi raki e din te gjith, po me mir te pish raki sesa te vjedhesh me ze e me figur. Hajduti i kapur me presh ne dor bertet kapeni hajdutin. Hapu dhe e merre brenda kete mortje. Demokrat te nderuar, mos e merrni me kete neper protesta se do ngeleni pa ndjekes fare.

  4. Ca hipokriti dhe i paskrupullti eshte ky Meta. Ky vetem deme i ben shoqerise shqiptare. Turp ato qe do e votojne.

  5. Kush ka vajt ne spak, eshte i paster. Kush nuk ka vajt eshte i perlyer. thotë:

    Hahahahah Dashi i koruptuar.
    Likia simboli i pastertis.
    😜😜😜
    Ca do na degjojn veshet akoma.

    1. po spe e mori prap Berisha? Dmth po na thua qe Berisha se ka problem te beshkepunoj me te korruptuar. Te drejt ke dhe ti, ja shife, me Like floririn ne tribum (ironia e fatit, emrin Like floriri ja ka ven Berisha).

  6. Unë nuk pashë mesazh politik. Mesazhi i vetëm që donte të jepte Berisha që vendos përpara një stekë dhe do bëjë një kauzë dhe kësaj here ishte qeveria teknike. Mbaruan tani Lul Brava. Tani na duhet një kauzë e re. Unë nuk jam për qeveri teknike

  7. Per dumabistat edhe sikur te gjith ne ate parti te dalin e te thon nje te vertet te madhe, prap do i mbyllin veshet fort dumbabistat dhe do e degjenerojn e lincojn e bejn mut ate qe foli ndryshe nga kryetari. Edhe pse mund te jet nje person qe ka shpenzu gjith jeten per te djathten, dhe flet gjera te verteta e te llogjikshme, per dumbabistat ka rendesi nese eshte ne nje linj mendimi me partin (kupto kryetarin) apo jo. Shkurt, enveristat qe kan ndryshu Enverin me nje tjeter.

    1. Dash Shehi flet shume bukur, I kenaq gazetaret qe e ftojne, eshte shume popullor e si Dashi ka Shqiperia mijera babaxhane pa kamera dhe akses ne television.

      Kur flitet per politiken nuk mund te flasesh nga pozitat e Dashit. Eshte pozicion komod te gjykosh te tjeret vetem se duhen thene dy fjale, si politikan qe te mbajne ne politike dhe vete nuk ka pretendime politike.

      Kur flet per peshawar e renda te politikes duhet gjykuar nga pesha e rende qe kane mbajtur mbi supe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *