• |
ide | kryesore

Shehi sulmon Metën: E bën qesharake temën antikorrupsion!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një ditë pas protestës së opozitës, Dashamir Shehi ka sulmuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u shprehur kundër pjesëmarrje së tij në protestën e opozitës. Sipas tij mesazhet e vetme që dha Meta ishin për të mbrojtur veten dhe familjarët nga prokurorët që i vijnë vërdallë, duke ia vënë fajin sistemit.

“Nëse kërkon që ta bësh qesharake luftën kundër korrupsionit në vend, merr Ilir Metën dhe hipe në podium” u shpreh Shehi.

“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit. Që Berisha mund të qahet dhe të bërtasë, i ka nja dy të drejta, pasi po mbahet në arrest për një çështje administrative. Unë do e kisha nxjerrë nga burgu që mos bëjë heroin nga penxherja. Se u bë mit. Po ky tjetri çfarë do në tribunë? U bë presidenti i Edi Ramës, u votua me sallë bosh që nuk ka ndodh ndonjëherë. Nuk i luajti qepalla. Ishte kreu i Kuvendit të Ramës, dhunonte deputetët. Nëse do ta bësh qesharake temën antikorrupsion, hip këtë në tribunë. Nuk mund ta bëjmë qesharake opozitën për interesat e një familje apo dy familjeve”, tha Shehi në A2 CNN.


12 Comments

  1. Po ky ësht opozitar ?! Po të bëj ndonjë protest dhe të shikoj sa do ti shkojn mbas , sa do ti besojn ! Ësht e vështirë të jesh opozitar , nuk ke koh të merresh me mjekrën ! Kështu që fol nëpër banaqe për atë që të paguajn ! Se Edvin droga ka lloj lloj çmimesh , ty të paguan me xheton !

    1. ky eshte opozitar i vertet pasi e ka kuptuar qe shtepia ndertohet nga themeli dhe jo nga catia. Rama rrezohet nga nje opozit e fort dhe jo nga nje opozit qe sjep asnje shpres dhe e ndjekin vetem militantet. Pastaj ka then gjen me te bukur: te besh protest anti-korrupsion dhe te nxjerresh ne tribun Like floririn, do te thot te tallesh bythen me njerezit.

  2. Dashi eshte me kembe ne toke edhe ben gjithmone sens kur flet. Keto te tjeret e kane humb llogjiken edhe jane perlyer me konflikte interesi me kohe, nga te dyja anet. Meta eshte bere nje palaco cirku qe ska me asnje vlere per shoqerine shqiptare.

  3. Si do me qene o cjap me dal me sha ata qe i bojn opozite kesaj qivirrie te degjeneroni deri ne palce nuk ja vlen me ta pa as bojen o legen qi rri tu lef si qen rrugesh

  4. dashi qekur ka lon piceton osh bo si burri i rames

    o dash, nuk ehste kojha per te fol kunder opozites, por kunder rames

    ka kohe qe ste shohim aktiv ne kauzen e opozites, as ty as ate merhumin e dukes, leni pastaj comet

    mos harroni se keni dale deputet me votat e opozites , kshu qe leji filmat me korrupsion se o po ben korrupsion e dhune rama sa ska bo fatosi dhe enver hoxha bashke

    1. Unë nuk pashë mesazh politik. Mesazhi i vetëm që donte të jepte Berisha që vendos përpara një stekë dhe do bëjë një kauzë dhe kësaj here ishte qeveria teknike. Mbaruan tani Lul Brava. Tani na duhet një kauzë e re. Unë nuk jam për qeveri teknike.

  5. Ed kokaina ta tha ne parliament u plake e dore nuk hoqe tu honger pace me plonca o koqe o tu bofte vorri loqe

  6. Dash Guinpleni ka lene dhe gotti te duket interesant. Kokrra injorantit qe Berisha e beri minister del e jep mend a thua se ka elektorat. Ka kaq vjet qe behet deputet ne saje te Berishes dhe del e ben bukshkalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *