• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në SHBA/ A po shpreson Rama në fitoren e Trump?

Arkiva, Kryesore, Lajme


Pas përballjes katastrofike që pati në debatin e parë presidencial me Donald Trump, sytë e të gjithë pjesëmarrësve të samitit të NATO-s në Washington ishin drejtuar mbi Joe Biden.

Përpjekjet e dështuara të 81-vjeçarit për të mos i ngatërruar fjalët apo për të treguar vetëkontroll me gjestet e tij, kishin kapur titujt kryesorë të mediave amerikane. Ndërkohë mes demokratëve ishin shtuar zërat, që i kërkonin të tërhiqej nga gara.

Kuptohet se aleatët nga Europa ishin sy e veshë në takim. Duhej nuhatur gjendja e Biden për të kuptuar cila do të ishte e ardhmja e fushatës së tij në garën presidenciale.

Njeriu që hyn në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, vendos edhe për të ardhmen e luftës në Ukrainë, një konflikt për të cilin po shpenzohen miliarda dollarë ndihma si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe nga Europa.

BBC i përshkroi aleatët evropianë, si të prekur nga një sindromë e quajtur “Ankthi Biden” para fillimit të takimit në Washington për 75-vjetorin e NATO-s.

“Kuptohet se shumë liderë evropianë janë të shqetësuar për Trump dhe strategjinë e tij të politikës së jashtme. Ish-presidenti ka shfaqur përçmim për aleancat ndërkombëtare shumëpalëshe” shpjegonte BBC.

Ajo që të gjithë i druheshin, ndodhi. Një tjetër gafë e Biden. Video më sipër!

Në prani të krerëve të shteteve të NATO-s, Biden ftoi të fliste presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskin me fjalët: “Zonja dhe zotërinj! Presidenti Putin!”.

Korrigjimi erdhi menjëherë. Por pa dobi.

“Jam aq i fokusuar për ta mundur Putinin… Për atë duhet të shqetësohemi…! Gjithsesi…” ishin fjalët e Biden.

Unë jam më i mirë!” e shoqëroi me një batutë Zelënski.

“Je shumë, shumë më i mirë” ia ktheu Biden.

Përpjekja për ta kaluar me një buzëqeshje nuk funksionoi. Brenda pak minutash, gafa e Biden ishte kryetitull në mediat e të gjithë globit.

Të parët që e nuhatën domethënien e kësaj gafe ishin liderët e vendeve të NATO-s.

Në përfundim të samitit, Politico vuri në dukje se politikanët europianë nxituan menjëherë të forcojnë kontaktet me rrethin e njerëzve pranë Trump.

Për disa nga aleatët e Amerikës, është koha për të vënë bast për djalin tjetër” ishte fjalia e parë e një shkrimi të Politico.

“Diplomatët dhe zyrtarët evropianë kanë përshkruar tronditjen e tyre nga performancat publike të lëkundura dhe të mbushura me gabime të Presidentit Joe Biden dhe kanë zbuluar se tashmë kanë filluar të kontaktojnë me Donald Trump” vazhdon shkrimi.

Dhe për ta bërë më të kuptueshme tronditjen e aleatëve pas gafës së Biden, Politico zbulon një mesazh nga një prej pjesëmarrësve. Shkurt dhe qartë ai ka shkruar një mesazh gazetarit “OMFG”. Në zhargon kjo është “Oh My Fucking God”.

Evropianët kthejnë sytë nga Trump

Deri tani vetëm një prej aleatëve të NATO-s ishte pozicionuar hapur pro Trump. Ai quhet Viktor Orban.

Në shkurt të këtij viti Orban uronte publikisht që “Trump të kthehej në presidencë dhe të kthente paqen në lindje të Europës”.

Sapo mori presidencën e Bashkimit Europian në qershor, nisi lëvizjen MEGA (Make Europe great again), një paralele me MAGA, të Trump.

Para samitit të NATO-s, Orban sfidoi administratën Biden me një udhëtim drejt Rusisë ku takoi Putinin. Pas samitit, iu drejtua vilës Mar-a-lago, për një shtrëngim duarsh me Donald Trump.

Pasi panë gjendjen e Biden nga afër, të tjerë liderë europianë nxituan të takohen me këshilltarë të Trump.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski shfrytëzoi udhëtimin në Washington për të darkuar me ish-këshilltarin e Trump, Riçard Grenell.

Të tjerë krerë shtetesh, raportojnë mediat e huaja janë mjaftuar me ish-këshilltarin e Trump, John Bolton, i cili u ka thënë që mundësia që Trump të tërhiqet nga NATO është reale.

“Unë u flas për një katastrofë, por ata duhet të më besojnë” ka thënë John Bolton, duke mos dhënë emra se me kë është takuar.

Në fakt, ditën që u mblodh samiti i NATO-s, Trump u foli mbështetësve të tij në Florida, duke i thënë gjërat shkoqur.

“Më parë nuk është se kuptoja shumë se çfarë ishte NATO. Por nuk m’u desh shumë që ta kuptoja. Menjëherë! Për dy minuta! Dhe gjëja e parë që kuptova ishte se ata nuk po paguanin. Ne po paguanim, ne po paguanim thuajse për të gjithë NATO-n dhe unë thashë: Kjo nuk është e ndershme!”

Trump e ka zakon të flasë troç. Ai nuk e fsheh se nuk ka logjikën e një politikani, por të një biznesmeni. Dhe një prej atyre që e ka nuhatur këtë, rezulton të jetë Edi Rama.

Biznes me Trump-ët

Kanë kaluar 8 vjet që kur Rama e quante Donald Trump “turpin e njerëzimit” dhe e përshkruante si një kërcënim për “botën demokratike” në CNN.

Rrethanat tani janë pak a shumë të ngjashme.

Rama është sërish kryeministër i Shqipërisë. Trump është sërish kandidat për president në SHBA.

Por 8 vite më pas, autokrati i vogël ka eksperiencën e gabimit të parë. Ndryshe nga Orban, nuk i tregon letrat. Megjithatë është në lojë.

Lexo edhe: Manipulimi në TV me investimin për Sazanin dhe Zvërnecin

Lexo edhe: A po jep Sazanin të rregullojë raportet me Trump/ Rama: E vërteta është ndryshe

Para se të nisej për në Washington, i dërgoi një mesazh familjes Trump për t’ia ngacmuar dëshirën për të bërë biznes në Shqipëri.

Dihet se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, nga të paktët njerëz që kanë besimin e Donald Trump po presin përgjigje për projektin e tyre për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një zonë ekskluzive për super të pasurit nga e gjithë bota.

“Ne kemi nevojë për superluks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë” ishte mesazhi që u çoi Rama para vizitës së tij në Washington. Rama u kujtoi se ishte rrugës, ndërkohë që zyrtarisht përgjigjia për projektin e Sazanit është duke u shqyrtuar.

Më herët, Ivanka Trump vajza e kandidatit për president nuk e ka fshehur entuziasmin për investimin në Shqipëri. Herën e fundit u shpreh teksa fliste me Lex Fridman në podcastin e tij disa javë më parë.

“Është e jashtëzakonshme që Aman do të operojë hotelin për ne, dhe që ta bashkosh gjithë këtë talent në një vend si Sazani. Edhe për mua vetë është e këndshme t’i rikthehem lojës së shitjes së pasurive të paluajtshme” shprehej Ivanka.

Bashkë me Lex Fridman, admironin të dy nuancat e vilave me arkitekturën moderne që tashmë është bërë e njohur edhe në mediat amerikane.

Kuptohet se negociatat për Sazanin janë mbyllur në prapaskenë. Është folur për këtë përgjatë vizitave që dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump kanë bërë në Shqipëri në 2021 dhe në 2023, të shoqëruar edhe nga Richard Grenell dhe Asher Abehsera, ortak në biznes.

Kushner pranoi se sinjalet e para për të investuar në Shqipëri i mori pikërisht nga këta dy persona, Richard Grenell dhe Asher Abehesera. Ky i fundit është personi në të djathtë të fotos, që qëndron në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.

Në foton më lart, grupi sapo ka dalë nga muzeu “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë, të cilën e vizituan në verën e vitit të kaluar.

Ndërsa liderët europianë kanë kuptuar tani se koefiçentët favorizojnë fitoren e Trump, New York Times ka konfirmuar disa muaj më parë se kontaktet mes Jared Kushner dhe qeverisë shqiptare janë intensifikuar me ndërmjetësimin e biznesmenit Shefqet Kastrati dhe djalit të tij, Musa Kastrati.

Në një prononcim për New York Times ata kanë pranuar se ishin në vilën Mar-a-lago për një darkë, madje kanë takuar edhe personalisht Donald Trump.

Kuptohet se në garën që sapo kanë nisur politikanët europianë për të takuar ndonjë nga njerëzit e Trump, Rama është disa hapa para.

Të trembur nga deklaratat kërcënuese të Trump se “Putin mund të bëjë ç’ti dojë qejfi me ata që nuk paguajnë”, aleatët janë sforcuar të tejkalojnë kufirin 2% në buxhetin e mbrojtjes. Në ndërkohë, Rama është futur me njërën këmbë në vilën e Trump, përmes biznesit me fëmijët e tij.

Kriza ku është përfshirë fushata e Biden parathotë se nuk ka gabuar.

Në biznes edhe Vuçiçi i Serbisë

Për afrimin e Ramës me familjen Trump disa muaj më parë raportoi fillimisht media amerikane New York Times, pastaj media gjermane Frankfurt Allemagne Zeitung.

NYT hodhi dyshime për konfliktin e interesit në negociatat me qeverinë shqiptare, kur dihet se burri i vajzës së ish presidentit të SHBA shfrytëzon lidhjet e tij politike dhe mundësinë e kthimit në pushtet, për të bërë biznes.

Fokusi ishte tek Richard Grenell si njeriu që kishte negociuar për investimin 1 miliard dollarë në Sazan.

Ndërkohë gjermania “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vinte alarmin në fuqizimin e dyshes Rama-Vuçiç dhe kthimin e opsionit për ndarjen e Kosovës.

Duhet thënë se dhëndri i Trump, Jared Kushner ka një marrëveshje të ngjashme me Vuçiçin për një investim gjigand në Beograd. Ortaku i tij, Asher Abehesera ka firmosur tashmë kontratën me ministrin e transporteve atje.

Sipas medias gjermane marrëdhëniet e mira të biznesit me Trump, mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal të ndarjes së Kosovës.

“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij” shkruante FAZ.

Kriza që ka përfshirë fushatën e Joe Biden, paralajmëron fitoren e Donald Trump. Nëse kjo ndodh, Rama do të ketë aksesin që dëshiron direkt në vilën Mar-a-Lago. Kjo nënkupton imunitet absolut të Rlindjes nga administrata e DASH, pasi biznesi me familjen Trump garanton një mbështetje që asnjë kryeministër para Ramës nuk e ka pasur.

Gjasat janë që kjo dëshirë për pushtet të pakufishëm t’u kushtojë shqiptarëve ishullin e Sazanit, që shumë shpejt mund të shndërrohet në një zonë ekskluzive për njerëzit më të pasur të globit, në vendin më të varfër të Europës./Lapsi.al


11 Comments

  1. Rama e ka prere bileten per burg,nuk ka zot mbi toke ta shpetoje,ka qindra e mijera pergjime,prova e fakte qe e lidhin me krimin ne kete vend dhe jo vetem,nga Meksika,Ekuadori,Uruguay e deri ne Rusi me perfshirje te drejtperdrejte ne droge,vrasje dhe vjedhje !
    Edi Rama,ne te semes te qofte,nje monster nuk sjell ne jete me pak se nje monster,ne rastin konkret jeni dy ti dhe yt vella,binjake ne krim dhe Droge !
    Edi Rama,je i marre fund,Dubai nuk te shpeton !

  2. Hajde llogjikojme ftohtë :
    Rama në Mlmedian me te madhe botërore ( C.N.N ) ka ngritur vetullen dhe e ka konsideruar Trump-in si turp të njerëzimit dhe ka kërcënuar që nqs fiton Trump, Shqipëria do të rishikojë marrëdhëniet me USA !
    Me tej e ka përsëritur këto lloj masturbimi edhe në Shqipëri dhe Kosovë duke menduar se koeficenti ishte 1.08 për fitoren e HIllary .
    Tani duke ndjerë në bythe lagështirën se miqtë e tij ( Klani Soros ) që mbajnë një kukull prej dylli ne pushtet si Biden mund të mos e ndihmojnë dot me dhe jo vetëm që mund të mos e ndihmojnë dot por edhe t’a ekspozojnë ndaj zemërimit të Trump si president potencial, kërkon që të joshë njerëzit e Trump me thelat me të mëdha nga Shqipëria turistike .
    Mirepo çfarë të bën të mendosh se ata që sot janë në opozitë nuk mund t’i ofrojnë të njëjtën gjë Trump-it apriori duke i nisur lajm që derrmo Ramë -kurven se ato që mund të të japë Rama , ne mund të ti japim dyfish nqs do jemi ne pushtet …dhe mos harro qe bëhet fjalë vetëm për ca muaj distancë .
    Une po te isha ne vend të Trump do godisja fort Ramen për gjithë gjërat që ka thënë dhe bythqirlleqet me armiqtë më të egër të Trump qe janë Soroset dhe do merrja nga e djathta atë që më pat premtuar Rama .

    1. Pikerisht ne kete pjese te komentit tend qendron celesi i problemit: “Mirepo çfarë të bën të mendosh se ata që sot janë në opozitë nuk mund t’i ofrojnë të njëjtën gjë Trump-it”.
      Keta qe jane ne opozite sot nuk jane te afte te ofrojne ndonje gje as te shtepia e tyre e jo me ne USA.

  3. Trump ka komoditetin edhe të goditjes së Rames edhe të marrjes së çfarëdo aseti në Shqipëri ,nqs bëhet President.
    Ndërsa Rama luan ne jerm , sepse nqs goditet në shkurt-mars , nuk ka me çfarë ofron .

  4. Llogjika të çon , qe Trump qoftë për arsye personale ( është poshtëruar publikisht nga Rama ), qoftë për arsye politike ( konservatori përkrah konservatorët ) , qoftë për arsye biznesi ( këtyre konservatorëve u marr dyfishin e asaj që me ka premtuar Rama ) , qoftë për arsye shpagimi ( është burrë plak, dhe burrat plan janë inatcinj sepse pak rrugë u ka ngelur për të bërë ) …të qije në bythe Ramen !

  5. Skifterja e Surrelit eshte dhe e rezikshme !

    RRIN E FSHEHUR NE SURREL POR PREGATIT VJEDHJET DHE LARGIMIN
    E SHQIPTAREVE !NJE KRIMINELE GRUA
    FYTYRA me e zeze ne gjithe globin pike!EDI RAMA ESHTE NJE NGA kukullat burra qe .LUAN kjo grua e neveritshme !

  6. Tramp ishte 4 vjet president dhe nuk u mor asnje sekonde me Ramen. Nuk ia zinte syri askund Ramen, perkundrazi ky korruptonte haptazi edhe FBI- ne.
    Mos te presim gje nga ata. Per ne mjaftonte Kimetja per ti bere gropen nje populli.
    Ne horizont nuk ka asgje qe mund te presin per mire shqiptaret.
    Ata le te bejne zgjedhjet e veta dhe te zgjedhin presidentin mes dy matufesh.

  7. Eshte absurde te diskutohet qe ky karoministri i shtremet po kerkon te beje biznes per te shpetuar bythen.
    E para, persa i takon te berit biznes, si Trump si dhendrri nuk kane nevoje qe ti ofrohet askush per te bere e vazhduar bizneset e tyre. Me pak fjale nese diçka i pelqen e marrin dhe pike, kjo gje eshte plotesisht e vertetueshme ne Europe e kudo, ne nuk kane ne llogari.
    E dyta, sa i takon aspektit politik, ky kramonistri yne i shtremet nuk ka vetem problemin e asaj çfare ka nxjerre nga nevojtorja e tij per Trump, ky ka akoma llogari me drejtesine amerikane pasi ne te pakten dy raste ka ndikuar dhe kryer Krim Federal, qe ndiqet kryesisht nga FBI qofte edhe jashte territorit te USA.
    Pra duke lexuar me kujdes kete te dyten kam bindjen qe ky i shtremti jone ka probleme shume te medha me USA saqe jo Sazanin por edhe Ballkanin po ta nxjerre ne shitje nuk e kalon dot klasen….. Pizhamet gati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *