• |
ide | kryesore

Manipulimi në TV me investimin për Sazanin dhe Zvërnecin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Afera e zbarkimit të dhëndrit të Donald Trumpit në Shqipëri po provon edhe një herë se sa trushplarëse është fuqia e propagandës së rilindjes. Në shumicën e studiove televizive që kanë diskutuar këtë çështje janë shfaqur herë personazhe naivë, herë personazhe qesharakë dhe herë të tjerë qëllimkëqinj që e kanë bërë pa pikë gajle të zezën të bardhë.

Lapsi.al që i ka monitoruar ato, ka vëzhguar një delir idiotesk. Për ta ilustruar ne kemi marrë një shembull të vetëm. Si janë pasqyruar në debatet e mbrëmjes shkrimet e New York TimesNewsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung. Kush i ka lexuar ato – tezat kryesore të të cilave i ka përkthyer dhe Lapsi.al-, e ka vënë re se ka shumë nota kritike dhe dyshuese. Aty aludohet për korrupsion, konfikt interesi dhe investime që bëhen në këmbim të favoreve politike.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Mashtrimi me Sazanin

Po pyetja është se si ia përciellin këto mesazhe publikut ata që janë të ftuar në debate, në ‘prime time’? Skandali i parë i takon emisionit të Top Channel, Top Story të ditës së hënë. Aty që e ftuar një gazetare e lajmeve të këtij televizioni, nga ato që shfaqen rrallë në debatet e orës 9, e që pikërisht për këtë arsye duhet të jetë e kujdesshme deri në skrupolozitet për të lënë një imazh të mirë në publik. Por, po të shohesh se ç’tha Kristi Gongo vë duart në kokë. Pasi mburri pa asnjë mëdyshje këtë investim gjigand, ajo lëshoi edhe frazën e papritur: “Përmendja nga New York Times se në Shqipëri do të investojë dhëndri i Donald Trump e bën vendin më të njohur në sytë e botës”, deklaroi ajo me mburrje (shiko videon poshtë).

Eshtë e vështirë të thuhet nëse Gongo s’e ka lexuar fare artikullin, e ka lexuar dhe s’e ka kuptuar, apo thjesht e interpreton ashtu si i thonë. Por një gjë është e sigurtë: ky spekullim i pastër kaloi pa asnjë ndërhyrje në studio, as nga moderatorja Grida Duma, as nga të pranishmit. Gjithçka u la të merrej si e vërtetë dhe askush nuk përmendi në bisedë një detaj kritik nga e përditshmja njujorkeze.

Si mund të japësh tokë falas”/ Opozita serbe kundër marrëveshjes me dhëndrin e Trump

Edhe më zi u shfaq një tjetër i ftuar, që rrallë del në ‘prime time’, Vasil Bedini i shoqatës së turizmit të Vlorës. Pasi i thuri hymn krenarisë shqiptare të lartësuar këto vite, zhvillimit mbresëlënës të turizmit dhe pasi shau kritizerët e punës së qeverisë ai vazhdoi:“Në vendin tonë po vjen një zotëri (Jared Kushner/shënim lapsi.al), për të cilin po flasin gjithë gazetat e botës dhe po shfaqin interes mediat botërore” tha me një vetësiguri të habitshme Bedini. Fati qe, që studioja e Eni Vasilit ishte e ekuilibruar dhe aty të paktën ndërhyri Endi Shabani që ia ktheu: “Nuk e di nëse kupton anglisht, po mediat botërore nuk po flasin për mirë” (video poshtë).

Mjaftojnë këto dy episode, për të ilustruar shumë të ngjashëm të tyre, për të kuptuar se edhe me investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe ish-ambasadorit Grenell, po ndiqet e njëjta teknologji që u bë me portin e Durrësit për Alabarin. Edhe atëhere flitej për madhështinë e kompanisë EMAAR, që nuk u shfaq kurrë, për të fshehur faljen e tokës dhe zhvendosjen 500 milionë euroshe të portit të mallrave.

Historia po përsëritet por këtë herë deri në spekulime vulgare duke i shitur edhe artikuj si ato të New York TimesNewsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung, si pozitive për imazhin ë Shqipërisë.

©Lapsi.al

 

 



14 Comments

  1. Lapsi komenton se cfare thone mediat e tjera ne Shqiperi. Hajde lajm hajde. Laps shume i mprefte ndaj mediave te tjera.

  2. I ndjeri Pjeter Arbnori tha nje postulat shume real per zotesine e kesaj race qe nuk Po i le themel pa kthyer permbys ketij vendi: Keta nuk jane socialista, keta jane specialista( per te vjedhur e per demagogji)

  3. Nese Kushner nuk do te ishte dhendri i Trumpit , nuk do permendej fare ne mediat ‘boterore’.
    Gjithcka lidhet me luften per zgjedhjet presidenciale ne USA.
    Pastaj keta langaraqet e Albanistanit bejne si opinionista me bateri dhe me script te shkruar kastile per ta. Nese nuk thone ate qe ju thuhet ta thone , nuk i ftojne me neper keto emisjonet televizive te shpelarjes se trurit qe transmetohen cdo nate. Kaq e thjesht eshte.
    Me nje fjale mediokritet, hajdutllek dhe harbutllik nga te gjitha anet.
    Cdo popull i meriton ‘sheparsit e trurit ‘ te tij.

  4. Grida Duma eshte perfaqsuese tipike e oportunizmit gazetaresk (flamurin e mban Fevziu), me stilin bombastik te te folurit, ide konfuze dhe tendence trushplarje sipas rastit. Nuk me cudit fakti qe zgjodhi Topin si skene per te shpalosur delirin e madheshtise.

  5. FAKSIMILE / Avokati i Berishës në Londër, i njëjti që ka mbrojtur 9 serbët që akuzojnë UÇK për tortura,kush ja ka sugjeruar salih karaxhic berishes kete avokat,kush e gjen nje udhetim falas per ne Vicidol te kulla e salihut.Dhendri thot kam ndjekur rregullat dhe ligjet e vendit ne te gjitha mediat amerikane.

  6. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”

  7. Nuk ka se pse të meremi as me “dhëndërin” e Trump, as me birin e Biden e as me “fashisten” Meloni e po ashtu as edhe me mediat e majta amerikane e gjermane.
    Mjafton që të analizohen bëmat e kryeministrit “të pashkollë” Rama, siç e ka përcaktuar me të drejtë Petrit Vasili, për të kuptuar marrëzinë e së ashtuquajturës politikë “rilindase”.
    Nuk po merem me marrëzitë e përditëshme të tij në komunikimin publik , por po cek vetëm një dambllosje të tij të politikës ekonomike për Shqipërinë, turizmin.
    I është fiksuar në kokë zotërisë, se Shqipëria do të lulëzojë e do të shquhet me “socializmin” e tij utopik në të gjithë botën, vetëm me të ardhurat nga turizmi e veçanërisht ai “elitar”.
    Socializmi në Shqipërinë që i kanë ngelut afërsisht 2 milion banorë, do të lulëzokërka e do të bëheshkan mrekullira, kur në Shqipëri të vijnë 20 milionë turistë, kryesisht elitarë.
    E para e punës, ndryshe nga disa ishuj të Paqësorit apo edhe Atllantikut, ku në gjithë vitin mund të shfrytëzohen plazhet, në Shqipëri, ndonëse një vend me klimë të butë mesdhetare, turizmi detar , e shumta mund rë zgjasë vetëm në katër muaj të vitit.
    Mund të shfrytëzohet turizmi malor apo dimëror, mund të thotë dikush me të drejtë.
    Ky lloj turizmi është i kufizuar vetëm për qëllime sportive, lëvizje në këmbë në zona malore për admiruesit e bukurive të natyrës, sportet e skijimit e alpinizëm.
    Por me infrastrukturën tepër primitive të rrugëve që ka Shqipëria në zonat malore, sa mund të shkojë numuri i turistëve të tillë ?
    E shumta , nja 200-300 mijë turistë në vit.
    Kanë vërtetë disa vende të Europës si Zvicra , Austria, vendet skandinave, një numur shumë të madh të turistëve malorë, por ama veç infrastrukturës së përsosur rrugore, kanë një traditë shekullore të sporteve të skijimit e alpinizmit e fshatra turistike elitare e jo ca bujtina të veçuara fshatarësh me probleme të energjisë, ujit të pijshëm, e mungesa kushtesh higjenike.
    Krenoheni ne shqiptarët me Beratin, Gjirokatrën me stlin interesant të ndërtimit e kështjellat e tyre.
    Po në Europë mund të gjesh në zona malore me mijra qytete, qyteza e fshatra turistike ku janë ruajtur me fanatizëm ndërtimet tradicionale e nuk të sheh syri beton, veç lule në fasadat
    Po. mijra kisha, katedrale , manastire e kështjella deri mijë vjeçare të ruajtura e mirmbajtura, tërheqin miljona vizitorë turristë.
    Do të mrekulloheshkan miliona turistë të huaj duke parë në Shqipëri ndërtimet e turizmit elitar !!!!
    Kanë në vendet e tyre 100 herë më shumë të tilla ndërtime.
    Kur dëgjova se dhëndëri i Trump paskej shfaqur dëshirën që në Sazan të bëjë ndërtime të turizmit elitar , por duke ruajtur ekosistemin, thashë më në fund se ja po bëhen ndërtime që i shkojnë për shtat traditës e ambientit shqiptar, por kur pashë një foto të imagjinuar të projektit me idenë e bunkerëvë të rënditura në kodër si kate, mu kujtua bunkeri muze i Ramës në mes të Tiranës.
    Mendimi i parë që më erdhi, ishte :
    Nuk po na i heq nga sytë ish PPSH e Ramës bunkerët e Enverit.

  8. Me nder me thënë “rilindja” mburet se sivjet do të vijnë në Shqipëri 14 milionë turistë.
    I bie që afërsisht një shqiptar tju shërbejë 10 turistëve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *