• |
ide | kryesore

Mesfushori i Mainz, Sano, arrestohet për dhunë sek*uale: bashkë me të ishin edhe dy shokë të tij

Sport
Sano


Futbollisti japonez Kaishu Sano është arrestuar me akuzën e agresionit seksual ndaj një gruaje, raportojnë mediat lokale. Mesfushori mbrojtës 23-vjeçar dhe dy shokë të tij, edhe ata 20 vjeçarë, sulmuan gruan në një hotel në Tokio të dielën, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK dhe media të tjera, duke cituar burime anonime të policisë.

Pasi iu përgjigj një telefonate nga gruaja, që besohet të jetë rreth të 30-ave, policia i arrestoi të tre pranë hotelit, thonë raportet nga Japonia. Sano, i cili ka luajtur katër ndeshje për Japoninë dhe ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Azisë të këtij viti në Katar, nënshkroi me klubin gjerman të Bundesligës Mainz, në fillim të këtij muaji nga Kashima Antlers.

Junya Ito i Japonisë, i cili luan për ekipin francez Reims, u largua nga Kupa e Azisë në shkurt pasi policia japoneze tha se ai ishte nën hetim për një sulm të dyshuar seksual në Osaka vitin e kaluar. Ito ka mohuar akuzat dhe ka paditur akuzuesit e tij për 200 milionë jen (1.3 milionë dollarë) si dëmshpërblim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *