• |
ide | kryesore

Video/ Bayern Munich ‘flak’ tutje krizën: 8-1 ndaj Mainz, një mesazh kërcënues për Leverkusen

Sport, Video
Bayern Munich



Në javën e 25 të Bundesligës, Bayern Munich iu rikthye suksesit edhe në kampionat duke mposhtur 8-1 Mainz. Protagonisti i madh i ditës ishte Harry Kane, autor i një trigolëshi (dhe një asist). Golat e tjerë të bavarezëve u shënuan nga Goretzka (një dygolësh), Musiala, Muller dhe Gnabry. Në ndeshjet e tjera, Leipzig (2-0 ndaj Darmstadt falë autogolit të Isherwood dhe Baumgartner) dhe Augsburg (1-0 ndaj Heidenheim) gjithashtu fituan në shtëpi. Barazim i çmendur 3-3 mes Borussia Mönchengladbach dhe Koln.

KANE E GORETZKA UDHËHEQIN BAYERN MUNICH

Sukses i jashtëzakonshëm për Bayern Munich, i cili rikthehet te fitorja në kampionat duke mposhtur 8-1 Mainz. Fillim i shkëlqyer për vendasit, të cilët filluan menjëherë të shtyjnë fort në kërkim të avantazhit. Pak para çerek ore, zhbllokohet ndeshja. Musiala shpik një pasim për Harry Kane, që shënoi golin e 1-0. Pesë minuta më vonë Tuchel humbi Davies për shkak të dëmtimit, por pak çaste më vonë ai u ngushëllua me golin e dytë të Leon Goretzka. Pas 2-0, mysafirët nisën të reagonin dhe në minutën e 30′ Amiri arriti të bënte 2-1, duke rikthyer në sipërfaqe paqartësitë e bavarezëve.

Pas kohës s ëgjatë të ndërprerjes së pjesës së parë (të shkaktuar nga një kontroll VAR për një penallti që më pas u anulua për bavarezët) Bayern arriti të bënte tris, në minutën e shtatë shtesë. Dy golashënuesit e mëparshëm Goretzka dhe Kane u kthyen protagonistë, me mesfushorin gjerman që shërbeu për sulmuesin anglez: dygolësh personal që bëri rezultatin 3-1 në bilbilin e fundit.

SHPËRFYTYROHET MAINZ

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Tuchel fiksoi pokerin, duke e vendosur efektivisht rezultatin në kasafortë me Thomas Muller. Pas një orë lojë, Bayern filloi t’i japë përmasa fitores, duke shënuar tre gola të tjerë në harkun e nëntë minutave. Në minutën e 61′ Kane u kthye në asistues dhe shërbeu për 5-1 të Musiala, më pas u rikthye të shënonte në minutën e 70′ duke regjistruar një tjetër triglësh në karrierën e tij (rezultati 7-1). Megjithatë, pak çaste më parë, Gnabry shënoi 6-1, duke hyrë në listën e shënuesve falë asistit të dytë të Goretzka në ndeshje. Mesfushori gjerman kurorëzoi lojën e tij të jashtëzakonshme me dygolëshin personal, i cili erdhi në minutën e 92′ pas një asisti të Kimmich që e bëri rezultatin 8-1. Bayern Munich ngjitet në 57 pikë, tani -7 pas Leverkusen që luan nesër.

Bundesliga Germany

Augsburg 1-0 FC Heidenheim
Bayern Munich 8-1 Mainz
Borussia Monchengladbach 3-3 FC Cologne
RB Leipzig 2-0 Darmstadt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *